Kishin dalë për peshkim rutinë, por një grup peshkatarësh nga Durrësi janë përballur me një të papritur të madhe. Vetëm 10 milje larg bregut të detit, në rrjetën e tyre ka rënë një peshkaqen i madh.
Sipas dëshmitarëve, “bisha” e kapur rreth mesditës së sotme peshonte të paktën 60 kilogram.
Një nga peshkatarët shprehet për “JOQ.al” se: Ky është një peshkaqeni 60 kile i kapur nga peshkatarët e marinës në bregdetin Adriatik . Peshkaqeni u kap rreth 10 milje larg bregut të Durrësit.” JOQ