Sapo akrepat e orës shënuan 00:00 të ditës së sotme, dy reperart e njohur Getoar Selimi dhe Skivi publikuan një këngë kushtuar atdhetarizmit.
“Bisha me 2 koka” titullohet e kënga më e fundit e tyre.Ashtu siç edhe mund të kuptohet kënga është në kuadër të festës kombëtare të flamurit dhe këtë të fundit mund ta shohim gjatë gjithë kohës edhe në videoklip.
Përgjatë 3 minutave mund të gjejmë referenca nga momente të nënshkrimit të dokumentit të pavarësisë. Po kështu flitet edhe për racën dhe traditat tona. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. (J.V/Faxweb)