14:03 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Bisha” që do sigurojë ”kokën” e Trump, presidentit të sapozgjedhur nuk i mungojnë kundërshtarët

10:35 | 15/01/2017
në Aktualitet, Bota, Te Gjitha
0
”Bisha” që do sigurojë ”kokën” e Trump, presidentit të sapozgjedhur nuk i mungojnë kundërshtarët

Kur të marrë detyrën pas 20 janarit, Donald Trump nuk do të jetë ndër Presidentët e preferuar për shumicën e amerikanëve dhe sigurisht që armiqtë nuk i mungonin, as i mungojnë dhe as do t’i mungojnë.
E për të qenë sa më i sigurtë dhe për të shmangur skenarin më të keq, Presidenti i zgjedhur do të ketë sigurinë maksimale, jo vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe ajër, por edhe në tokë.

E ashtuquajtura “The Beast”, makina me të cilën lëvizin presidentët amerikanë është gati dhe do të prezantohet gjatë inaugurimit të Trumpit president.

Makina është ndërtuar nga “Cadillac” në bazë të kërkesave të bëra nga shërbimet inteligjente amerikane. Do të jenë 12 modele identike që do të prezantohen pas 20 janarit, i njëjti numër sa ishte në shërbim edhe të Presidentit Obama dhe familjes së tij dhe njëra prej tyre do të shoqërojë Trump në çdo dalje jashtë SHBA.

Risitë janë përforcimi i xhamave dhe pjesëve të tjera, që në modelin e ri janë në gjendje të përballojnë goditje më të fuqishme, si minat apo predha të ndryshme kundërtank apo kundërajrore.

Në brendësi do të jetë një minispital, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin. Do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.

E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq. Për udhëtime mbi 30 minuta shfrytëzohen helikopterët “Marine One”. (E.K/SHUPLAKA)

trump

Etiketa: makinasiguriatrump
Pas

100 emigrantë të nisur nga Libia zhduken në Mesdhe, dyshohet të jenë mbytyr

Para

Rrahja e biznesmenit, si u gjet i mbuluar nga gjaku dhe telefonata e gruas dhe vajzës në polici

Para
Rrahja e biznesmenit, si u gjet i mbuluar nga gjaku dhe telefonata e gruas dhe vajzës në polici

Rrahja e biznesmenit, si u gjet i mbuluar nga gjaku dhe telefonata e gruas dhe vajzës në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

Real përgatit ofertën e “çmendur”, 115 mln euro për Rodrin, për City-n mesfushori spanjoll është i pashitshëm

Durrës/Drejtonte mjetin pa patentë dhe shiste qese me hashash në zonën e plazhit, arrestohet 18-vjeçari

U konfliktuan në shëtitoren e qytetit të Sarandës, shpallen në kërkim pesë italianë

Putin humb mikeshën më të ngushtë pas betejës me kancerin, presidenti rus i pikëlluar në funeral

Dogji katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet për zjarrvënie 39-vjeçari në Kakavijë

Familjarët gjejnë pa shenja jete 67-vjeçarin në Pezë, dyshimet e para

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

“Unë jam i privuar përkohësisht”/ Rama ndan thënien e Thaçit nga Haga: Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.