20:04 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

18:36 | 15/05/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje.

Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi tha se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Sipas tij, ndërmjetësuesi i bisedimeve, Mirosllav Lajçak, nuk do t’i ftojë më palët, pos nëse ato do të tregoheshin konstruktive.

“Në komentet tona, ne kemi parë se në cilat pika mund të bëjmë kompromise për propozimin e Lajçakut. Te komentet e palës serbe kemi parë tendencë që në shumë pika të largohen nga ai. Kjo e dëshmon atë që e kemi thënë shumë herë më parë: për Serbinë kjo çështje nuk përbën kurrfarë urgjence, primare për të është të mos lejojë zgjidhje për këtë çështje”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

Ai i bëri këto deklarata pas një takimi trepalësh mes tij dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky rund i ri i bisedimeve ishte vazhdim i përpjekjeve që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Negociatori serb, Petar Petkoviq, tha se pala serbe doli me “gjashtë propozime të reja konstruktive”, por se “Prishtina i refuzoi të gjitha”.

“Ne nuk e kemi mbyllur derën për bisedime, sepse duam të gjejmë një zgjidhje”, tha Petkoviq.

Petkoviq nuk dha detaje se çfarë përmbajnë propozimet e palës serbe.

Lajçak ka paraqitur para palëve një propozim, që në BE thonë se është “praktik dhe ofron një zgjidhje të përkohshme kalimtare”, por për propozimin nuk janë dhënë detaje.

Më 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Ai tha se “95 për qind e propozimit të palës serbe ka të bëjë me legalizimin e strukturave ilegale”, e jo me përfituesit e ndihmave nga Serbia.

Serbia ka d qëllime, e para ti legjitimojë strukturat paralele ilegale, sipas tyre zgjidhja duhet të kërkohet në kalimin nga një sistem ilegal paralel, në një sistem legal paralele. Dhe në anën tjetër, sipas tyre zgjidhja është në një sistem që e siguron edhe më tej mungesën e plotë transparencës, e cila ka qenë njëra nga qëllimet e bankës qendrore.

Ky ishte takimi i shtatë mes kryenegociatorëve në muajt e fundit për këtë çështje, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Një ditë më herët, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se priste që palët të jenë të gatshme për gjetjen e një zgjidhjeje praktike.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, priste që palët të dëshmonin gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme praktike, e cila do t’i ndihmonte qytetarët e prekur nga vendimi i BQK-së.

Serbët në Kosovë për vite me radhë marrin asistencë sociale dhe pagesa të tjera nga buxheti i Serbisë.

“Presim që palët të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë një zgjidhje kompromisi. Kryenegociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje përmes diskutimeve konfidenciale, e këto janë mënyra evropiane për gjetjen e zgjidhjeve. BE-ja vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin i cili është i nevojshëm sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, tha Stano më 13 maj, kur konfirmoi mbajtjen e rundit të ri të dialogut.

BE-ja donte që takimi i së mërkurës të ishte i fundit për çështjen e dinarit, por kjo, siç thanë në bllok, do të varej nga gatishmëria e palëve për të pranuar një zgjidhje.

Në BE thonë se koha dhe energjia që po shpenzohen në kërkim të zgjidhjes për çështjen e dinarit është duke ndikuar edhe në çështjet tjera me të cilat nuk po merren në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse takimi i së mërkurës është thirrur për një çështje specifike, atë të dinarit, në këtë takim mund të ngrihet edhe çështja e vizitave zyrtare nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, pas disa refuzimeve që janë bërë, e që BE i ka cilësuar si shkelje të obligimeve të marrëveshjes që ka të bëjë me vizita zyrtare. si shkelje të obligimeve nga marrëveshja./rel

Pas

Mes debateve dhe rënies së tavolinave, deputetët socialistë braktisin mbledhjen e komisionit hetimor për TIMS

Para

Dëshironi të jetoni më gjatë? Sekreti është i thjeshtë – të gjithë mund ta bëjnë atë

Para
Dëshironi të jetoni më gjatë? Sekreti është i thjeshtë – të gjithë mund ta bëjnë atë

Dëshironi të jetoni më gjatë? Sekreti është i thjeshtë - të gjithë mund ta bëjnë atë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

Përplasja për projektligjin e taksave, Musk i kundërpërgjigjet Trump-it

Aksident i rëndë në Burrel, plagosen 4 persona! Dy në gjendje të rëndë nisen te Trauma

Foda dhe Vojvoda para miqësores me Armeninë: Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit

Një në 5 të rinj pranon se është bullizuar online, One Albania mbështet studimin

Lideri i serbëve të Bosnjës kundër përfaqësuesit ndërkombëtar: Është ilegjitim

DEFENDER 25/ Forca Detare e Shqipërisë krah Skuadronit të Marinës së SHBA-së, Ambasada Amerikane në Tiranë: Stërvitje thelbësore për sfidat e vërteta të sigurisë

Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

Kancelari gjerman nga Shtëpia e Bardhë: Trump është personi kyç për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Ja se si mund ta bëjë

Lufta në Ukrainë/ Trump: Përgjigja e Putinit ndaj sulmit në aeroportet ruse nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.