05:37 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bizhga: Në 2024, asnjë incident në shkolla apo me turistët në qarkun Shkodër

13:41 | 07/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bizhga: Në 2024, asnjë incident në shkolla apo me turistët në qarkun Shkodër

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, i shoqëruar nga drejtori i departamentit për Kufirin dhe Migracionin Sajmir Boshnja, mori pjesë në analizën vjetore të punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Drejtues Bizhga, gjatë analizës, ka vlerësuar punën e bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku falë angazhimit dhe përkushtimit të tyre, statistikat e vitit 2024 janë shumë më të mira krahasuar me vitet e mëparshme.

Zv.drejtori i përgjithshëm ka vlerësuar punën parandaluese, si rezultat i së cilës gjatë vitit 2024 nuk pati asnjë incident në shkolla apo me turistët. Bizhga falënderoi edhe qytetarët, pasi nga qytetaria e tyre, kontributi i dhënë në zbatim të rregullave dhe denoncimi i paligjshmërive, bashkë me punën e Policisë, qarku i Shkodrës ka këto parametra të sigurisë publike.

Ai ka vlerësuar punën e strukturave për hetimin e krimeve të rënda, pasi kanë arritur rezultate të mira në zbulimin dhe dokumentimin ligjor të autorësisë së tyre. Gjithashtu, ka vlerësuar punën për parandalimin e vjedhjeve dhe rritjen e forcës zbuluese për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë. Zv.drejtori i përgjithshëm është ndalur te puna e bërë nga strukturat e Policisë Rrugore, ku tërhoqi vëmendjen për parametrat e sigurisë rrugore. Ai kërkoi nga këto struktura më shumë angazhim dhe jo masa administrative si qëllim në vetvete, por fokusim të punës për të evidentuar dhe ndëshkuar ato shkelje që cenojnë jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ai ka kërkuar që përgjatë vitit 2025, të ketë rritje të forcës zbuluese, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, si dhe më shumë angazhim për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjithashtu, iu kërkoi drejtuesve të Drejtorisë dhe të Komisariateve, që shërbimet e Policisë të jenë në shërbim të qytetarëve. Sjellja e punonjësve të Policisë të jetë model në qytet, pasi qarku i Shkodrës vizitohet nga qindra turistë, në të gjitha stinët e vitit, dhe prandaj kërkon me patjetër një performancë të mirë të Policisë së qarkut Shkodër.

Roli i Policisë në procesin zgjedhor ishte një tjetër porosi e dhënë nga zv.drejtori i përgjithshëm. Ai ka kërkuar që vlerësimin e fituar në proceset e mëparshme zgjedhore ta ruajnë. Përgjatë procesit zgjedhor, punonjësit e Policisë të zbatojnë ligjin, të mos qëndrojnë në ambiente ku mund të ketë grumbullime politike dhe të mos shoqërohen me persona që janë të përfaqësuar në politikë. Drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës, Albert Muça, ka vlerësuar punën e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, dhe ka premtuar bashkëpunim e mbështetje nga ana e Prokurorisë, gjatë vitit 2025.

Pas

LAJMI I FUNDIT/ SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë

Para

Inceneratori i Tiranës,SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Ja sa vite burg u kërkua për ish-ministrin Lefter Koka

Para
Inceneratori i Tiranës,SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Ja sa vite burg u kërkua për ish-ministrin Lefter Koka

Inceneratori i Tiranës,SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Ja sa vite burg u kërkua për ish-ministrin Lefter Koka

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.