09:21 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Biznes me ajrin e pastër, duket mjaft fitimprurës

09:14 | 07/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biznes me ajrin e pastër, duket mjaft fitimprurës

Ajri tepër i ndotur në Kinë ka bërë që disa biznesmen të mendojnë se sit ë fitojnë para duke shitur ajër të pastër. Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Një litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja.

Në Tokio, Nju Jork dhe Los Angeles ka të ashtuquajtura bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.

Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, është krejt i befasuar nga suksesi i tij. Në një intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gjë filloi në fakt si një shaka. Por pasi ai shiti 100 shishe brenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznesin, shkruan “DË”

Më i kërkuari – ajri i maleve

Ndërkohë firma Vitality Air ka zyra jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, Kore dhe Vietnam. 20 vetë mblidhen çdo dy javë disa qindra-mijëra litra ajër në malet kanadeze, tregon Moises Lam.

Megjithatë prodhimi  është shumë i komplikuar për shkak se ajri përbëhet vetëm 20 për qind nga oksigjen i pastër. Prandaj duhet të pastrohet dhe të kompresohet në bombola. Përveç kësaj “bombolat duhet të përdoren brenda një deri në dy vjetësh”, rekomandon shitësi i ajërit.

Edhe sipërmarrja australiane Green & Clean nxjerr fitime milionëshe me shitjen e bombolave me ajër nga deri apo malet.

Oksigjen për të sëmurët

Për disa pacientë me disa lloj sëmundjesh bombolat me oksigjen janë me rëndësi jetike. Ndër prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë në botë me bombola oksigjeni janë dy kompani gjermane: Grupi Linde në Mynih dhe Air Products në Nordrhein-Ëestfalen, në Hattingen. Kompania Air Products u themelua në vitin 1940 në SHBA dhe tani është i pranishme në 50 vende.

Edhe më i madh është grupi Linde në Mynih. Kompania e themeluar nga shpikësi i frigoriferit, Carl von Linde, në vitin 1880 është e përfaqësuar sot në më shumë se 100 vende. Shitjet e bombolave të gazit arritën vitin e kaluar në 3.74 miliardë euro.

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: biznes me ajrin
Pas

Çiftet me diferencë të madhe në moshë janë të palumtur (STUDIMI)

Para

Armë dhe municione në kufi me Shqipërinë, si iu ikën Policisë greke tre trafikantët

Para
Armë dhe municione në kufi me Shqipërinë, si iu ikën Policisë greke tre trafikantët

Armë dhe municione në kufi me Shqipërinë, si iu ikën Policisë greke tre trafikantët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.