01:07 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bizneset e reja bëhen bashkë, startup-i i Akademisë nga Ballkani një ambicie për të ardhmen e sipërmarrësve

10:00 | 11/12/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bizneset e reja bëhen bashkë, startup-i i Akademisë nga Ballkani një ambicie për të ardhmen e sipërmarrësve

Takimi i të diplomuarve të Startup Akademisë nga Ballkani Perëndimor ka bashkuar bizneset e reja.

A po hapin vende të reja të punës vetëm ndërmarrjet e mëdha? Jo domosdoshmërisht. Bizneset e reja (start-up-ët) gjithashtu mund të krijojnë vende pune, ku 30 ndërmarrje të tilla, kanë dëshmuar këtë duke mundësuar punësimin, direkt ose indirekt, të afro 100 punëtorëve, në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, ku sipërmarrësit ende janë duke hasur në vështirësi për të filluar një biznes, kryesisht për shkak të mungesës së mekanizmave mbështetës dhe burimeve të pakta të kapitalit të dedikuar sipërmarrjeve me rrezik të lartë. Kjo e bën shumën prej 1.8 milion € të investimeve, që e kanë mbledhur start-up ët, ose janë në proces të mbledhjes, edhe më të vlefshme.

Themeluesit e 30 startupëve të suksesshëm nga Ballkani Perëndimor ndoqën një program zhvillimi brenda Startap Akademisë, të themeluar para pak kohe. Programi konsiston në trajnime në fushat që janë më të rëndësishme për zhvillimin e start-upëve (mbledhjen e fondeve, prezantimin e produkteve, strategjive të shitjes dhe zhvillimit) dhe ditët Demo, kur sipërmarrësit mund të prezantojnë projektet e tyre para jurisë dhe të krijojnë lidhje të reja gjatë konferencave.

Startap Akademia u organizua nga Fondi i hapur Rajonal për Evropën Jug-Lindore përmes projektit ‘Promovimi i Tregtisë së Jashtme" e implementuar nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, dhe që ishte e iniciuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Në Shtator te vitit 2019, në Vjenë u mbajt manifestimi “ Alumni Startup Academy Event”, e cila ka tubuar për herë te parë të gjithë pjesëmarrësit e programit, dhe ju ka mundësuar atyre të shkëmbejnë përvoja, histori suksesi dhe dështime dhe forcojnë mbështetjen e homologëve të tyre skenën rajonale Start-up.

Pjesë e programit ishte dhe pjesëmarrja në ngjarjën “1 Million Start-ups Conference”, ku shumë pjesëmarrës patën mundësi të luajnë një rol aktiv si panelistë, të prezantojnë idetë e tyre dhe të ndajnë histori të bizneseve të tyre. Mateja Zivadinovic, iniciator i Start-upit Vullnetar, një platformë që organizon në mënyrë efektive vullnetarët, përshkroi përvojën e tij në ketë mënyrë: Ky program na mundësoj të forcojmë lidhjet në rajon, dhe të gjejmë qëllime të përbashkëta sipërmarrëse dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Takime të tilla janë vërtet të domosdoshme për të krijuar bashkëpunimin rajonal dhe për të mundësuar mësimin në shembujt e praktikave të mira, si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe më gjerë. Përmes programit, ne kemi fituar qasje në njohuri dhe aftësi praktike sipërmarrëse, shumë të dobishme, dhe në mbështetje nga komuniteti sipërmarrës.

Selma Prodanoviç, një eksperte udhëheqëse e Startap Akademisë, shpesh e quajtur nga mediat, zonja më me ndikim në Start –up skenën austriake, tha se rezultatet e programit ishin mbresëlënëse: Përparimi që kanë bërë Start-upat, që nga mbajtja e akademisë është i jashtëzakonshëm. Ata jo vetëm që përmirësuan individualisht performancën e tyre ne kuptimin e aplikimit dhe krijimit te kontakteve me investitorët, por ata gjithashtu formuan një grup sipërmarrësish që mbështesin njëri-tjetrin. Më e rëndësishmja, ata do të frymëzojnë gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve. Në të ardhmen, GIZ-i do të vazhdojë të mbështesë rrjetëzimin ndër-kufitar të sipërmarrësve dhe start-upëve përmes Fondit të Hapur Rajonal, respektivisht projektit Promovimi i Tregtisë së Jashtme.

Pas

Mbikqyrej me byzylyk elektronik, shqiptari ua ‘dredh’ autoriteteve greke dhe niset drejt Shqipërisë

Para

Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Kreu i KED mbërrin në Prokurori. Kush janë 2 funksionaret e rëndësishme që janë thirrur pas tij

Para
Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Kreu i KED mbërrin në Prokurori. Kush janë 2 funksionaret e rëndësishme që janë thirrur pas tij

Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Kreu i KED mbërrin në Prokurori. Kush janë 2 funksionaret e rëndësishme që janë thirrur pas tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.