11:30 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Bizneset vështirësi për të marrë kredi, më e lehtë për individët

19:20 | 14/04/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bizneset vështirësi për të marrë kredi, më e lehtë për individët

Bankat kanë shtrënguar standardet e kreditimit për bizneset dhe i kanë lehtësuar ato për individët, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi kreditimin.

Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset është shënuar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka pasur prirje lehtësuese. Për individët, standardet e kreditimit janë lehtësuar si për kredinë konsumatore, ashtu edhe për kredinë për blerje banese, por lehtësimi ka qenë më i theksuar në segmentin e parë.

 Faktorët kryesorë që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të bankave për kredinë dhënë bizneseve vijojnë të mbeten faktorët që lidhen me problemet specifike të sektorit, kreditë me probleme, erceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike dhe mjaftueshmëria e kapitalit. Nga ana tjetër, konkurrenca në tregun bankar dhe niveli i likuiditetit të bankave janë faktorë që kanë ndikuar në kahun lehtësues të standardeve të kredisë dhënë individëve.

 Politika shtrënguese e bankave ndaj kredive për biznese u zbatua kryesisht, nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral dhe disi më pak nga kufizimi i madhësisë së kredisë. Bankat shprehen se lehtësimi i kushteve të kredisë për individë u zbatua nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë, rritja e raportit të kërkuar të këstit ndaj të ardhurave, zvogëlimit të komisioneve dhe rritja e madhësisë së kredisë. 

Kërkesa për kredi në tremujorin e parë të vitit 2017 u raportua në rritje si për bizneset, ashtu edhe për individët.

Rritja e kërkesës së individëve është regjistruar kryesisht për kredi konsumatore, ndërsa ajo për blerje banese ka shfaqur tkurrje. Për sa i takon kërkesës së bizneseve, ajo ka shfaqur një zgjerim të lehtë, kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

 Bankat presin shtrëngim të standardeve të kreditimit për bizneset, ndërsa për individët mendohet të ketë lehtësim  në tremujorin e dytë të vitit 2017. Për bizneset, shtrëngimi mendohet të jetë në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa për individët, pritet që lehtësimi të vijë në segmentin e kredisë për konsum. Kërkesa për kredi parashikohet në rritje, si për bizneset, ashtu edhe për individët. 

Vrojtimi i realizuar në muajin mars të vitit 2017 mbulon zhvillimet në aktivitetin kreditues të tremujorit të parë të vitit 2017, si dhe pritjet e bankave për aktivitetin kreditues gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017.

Kredia për bizneset

Standardet e kredisë. Standardet e kredisë dhënë bizneseve janë shtrënguar në tremujorin e parë të vitit 2017.

Kahu shtrëngues ka qenë i përqendruar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, në përputhje me pritjet e tremujorit të kaluar. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, standardet e kredisë kanë shfaqur lehtësim. Në tremujorin e dytë të vitit 2017, pritet që prirja shtrënguese të vijojë për ndërmarrjet e mëdha, ndërsa pritet lehtësim i standardeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet e kredisë dhënë bizneseve janë shtrënguar, si për investime ashtu edhe për kapital qarkullues, dhe pritet që të mbeten në të njëjtin kah edhe në tremujorin e ardhshëm.

Faktorët me ndikimin kryesor në shtrëngimin e standardeve në tremujorin e parë, sikurse dhe më parë, mbeten problemet specifike të sektorëve ku vepron biznesi, kreditë me probleme, perceptimi i bankave mbi situatën makroekonomike, si edhe mjaftueshmëria e kapitalit. Nga ana tjetër, konkurrenca në tregun bankar, vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe gjendja e mirë e likuiditetit në sistem, janë faktorë që vijojnë të ndikojnë në lehtësimin e  kushteve të kreditimit.

Shtrëngimi i standardeve të kreditimit të bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2017 u realizua kryesisht nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral, dhe në një masë më të ulët, nëpërmjet zvogëlimit të madhësisë së kredisë. Ndërkohë, ulja e marzhit mesatar dhe ulja e komisioneve të aplikuara në kreditë e dhëna mbeten faktorët kryesorë që kanë vepruar në kahun e kundërt.

Kërkesa për kredi ka shfaqur rritje në tremujorin e parë të vitit 2017, e ndikuar më shumë nga segmenti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, dhe më pak nga ndërmarrjet e mëdha, që kanë shfaqur një rritje më të lehtë.

Mbështetur në përgjigjet e ekspertëve bankarë, rritja e kërkesës së bizneseve në tremujorin e parë ka qenë kryesisht për kapital qarkullues e në një masë më të vogël për investime. Në tremujorin e dytë të vitit 2017, bankat presin sërish rritje të kërkesës, të gjeneruar pothuajse tërësisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Faktorët që kanë ndikuar kërkesën. Bankat raportojnë se kërkesa e rritur e bizneseve për kredi është mbështetur si nga nevoja për financimin e investimeve, ashtu edhe për financimin e kapitalit qarkullues. Kushtet e përmirësuara të kreditimit kanë përcaktuar kryesisht zgjerimin e kërkesës për kredi. Në të njëjtën kah, ndonëse në masë më të ulët, ka ndikuar edhe situata makroekonomike në vend. Ndërsa burimet alternative të financimit kanë  ndikuar në uljen e kërkesës së bizneseve për kredi pranë bankave.

Kredia për individë

Standardet e kredisë. Standardet e kredisë akorduar individëve shfaqën lehtësim në tremujorin e parë të vitit 2017. Mbështetur në rezultatet e pyetësorit, standardet u lehtësuan si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për kreditë për blerje banese, ndonëse këto të fundit në një masë më të vogël. Për tremujorin e dytë të vitit 2017, bankat presin që standardet e kredisë për blerje banese të mos ndryshojnë, ndërsa ato për kreditë konsumatore të lehtësohen.

Faktorët që kanë ndikuar standardet e kredisë. Lehtësimi i mëtejshëm i standardeve të kredisë së dhënë për individët rezulton të ketë ardhur kryesisht nga rritja e konkurrencës në sektorin bankar. Faktorë të tjerë si niveli i likuiditetit dhe mjaftueshmëria e kapitalit të bankave kanë ndikuar gjithashtu në kahun lehtësues të standardeve.

Nga ana tjetër, gjendja financiare e individëve, situata në tregun e pasurive të paluajtshme dhe kreditë me probleme janë faktorë me ndikim në kahun shtrëngues mbi standardet e kredisë për individët.

Kushtet për miratimin e kredisë. Ngushtimi i marzhit mesatar për kreditë vijon të jetë instrumenti i politikës lehtësuese të bankave ndaj kredive për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2017. Gjithashtu, në kahun lehtësues, por në një masë më të vogël, kanë vepruar edhe kushtet e tjera si rritja e raportit të këstit ndaj të ardhurave, zvogëlimi i komisioneve dhe kërkesave për kolateral. Ndërkohë, maturiteti maksimal i kredisë ka shfaqur një ndikim lehtësisht negativ këtë tremujor.

Kërkesa për kredi. Bankat raportojnë rritje të kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e parë të vitit 2017, në linjë me pritjet e tyre në tremujorin e kaluar. Rritja e kërkesës ka reflektuar zgjerimin e kërkesës për kredinë konsumatore, ndërsa kërkesa për kredinë për blerje banese ka rezultuar me rënie. Ekspertët e bankave presin që kërkesa në total e individëve të jetë me rritje edhe në tremujorin e ardhshëm.

Faktorët që kanë ndikuar kërkesën. Rritja e kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e parë të vitit 2017 është nxitur kryesisht nga përmirësimi i kushteve të kreditimit, si edhe nga rritja e nevojës për financimin e konsumit. Ndërkohë, ekspertët bankarë raportojnë se prania e burimeve alternative, besimi konsumator dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë ndikuar negativisht kërkesën për kredi të individëve.

Pritjet për aktivitetin kreditues sipas monedhës. Në tremujorin e dytë të vitit 2017, bankat presin rritje të kreditimit në lekë dhe në valutë. Numri i bankave që presin zgjerim të aktivitetit në lekë dhe valutë është i njëjtë me tremujorin e kaluar. Për tremujorin e ardhshëm, pothuajse të gjitha bankat, nuk presin ndryshime të normave të interesit si në lekë, ashtu edhe në valutë, përveç një banke që pret ulje./Revista Monitor

 

Etiketa: kredi
Pas

Qeveria dhe grupet rebele nisin zhvendosjen e banorëve, katër qytete të rrethuara në Siri

Para

Denoncimi për qendrat shëndetësore: Në Gorre mungon, në Fushë Kuqe në gjendje skandaloze (VIDEO)

Para
Denoncimi për qendrat shëndetësore: Në Gorre mungon, në Fushë Kuqe në gjendje skandaloze (VIDEO)

Denoncimi për qendrat shëndetësore: Në Gorre mungon, në Fushë Kuqe në gjendje skandaloze (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëri-Serbi, numri i lartë i kërkesave, shtyhet shorti për biletat

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.