Biznesi në Shqipëri është frenuar dhe aktivitetet e tij janë rrudhur. Por ka nga ata biznesmenë që kanë guxim për të sfiduar dhe për të dalë fitues duke ju shërbyer konsumatorëve.
Së fundmi, në Koplik është hapur supermarketi më i ri: ”ASHEL Market”.
Me një ambjent gjigand, me të gjitha produktet nga ushqimet e deri te detergjentët, me mundësi parkimi, supermarketi ka hapur dyert për konsumatorët, duke ofruar çmimet më konkuruese në zonë.
Në përurimin e tij kanë qenë të pranishëm dhjetra sipërmarrës, konsumatorë apo edhe njohës të mirë të produkteve.
Godina e supermarketit është ndërtuar posaçërisht për këtë shërbim të rëndësishëm, duke patur hapësirë për produktet e larmishme që do të tregtohen./SHUPLAKA
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1698″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]