Tregtarët e biznesit të vogël dhe PD në Fier kanë dalë sot në protestë kundër TVSH-së për biznesin e vogël. Protesta e paralajmëruar disa ditë më parë është zhvilluar para prefekturës.
Tregtarët thonë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vijojnë protestat pasi TVSH-ja për ta do të thotë falimentim. Ata janë shprehur se po protestojnë për veten e tyre dhe jo për partitë.
“S’po mblidhemi për punë partish por për TVSH-në. S’kemi asnjë të ardhur tjetër, do të vijojmë të protestojmë’, tha njëri prej protestueve.
Për biznesin e vogël TVSH-ja është e papërballueshme, “Rama premtoi hapjen e vendeve të punës, me TVSH-në për biznesin e vogël po i mbyll”, tha një tjetër protestues.
Kujtojmë që pak ditë më parë biznesi i vogël në të gjithë vendin, të mbështetur dhe nga opozita protestuan kundër vendimit të qeverisëm për futjen e biznesit të vogël në TVSH. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post