Tregëtarët e Pazarit të Korçës, po protestojnë kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël. Tregetarët kanë pezulluar aktivitetin prej orës 10.
Tregëtarët shprehen për Fax News se kërkojnë rishikimin e vlerës së TVSH.
“TVSH e papërballueshme, po shkojmë drejt falimentimit. Kërkojmë përgjysmim të vlerës së TVSH-së, deri ne 1milion lek. Nuk mund të rritim çmimet, sepse fuqia blerëse e konsumatorëve është e ulët. Kërkojmë që TVSH për produktet e shportës të shkoje 6%.”
Gjithshtu ato shprehen se do të përshkallezojmë protestat deri në reagimin e qeverisë.
(M.Q/Faxweb)