Një ditë na ndan nga protesta e opozitës së bashkuar të paralajmëruar pak kohë më parë, ndërkohë që bizneset e vogla në Shkodër kanë vendosur të ulin qepenat dhe ti bashkohen kësaj proteste në Tiranë.
Vetë tregtarët duke shprehur pakënaqësitë e tyre, thonë se kjo qeveri ka rritur taksat deri në atë pikë sa dhe mbajtja e biznesit e papërballueshme. Sipas tyre 3-4 ditë në javë askush nuk blen produktet e tyre, ndërkohë që taksa mbi qiranë është një tjetër taksë e shtuar e cila po e mbyt biznesin.
Në mbështetje të ngritjes së biznesit të vogël ditën e nesërme ka dalë edhe ish deputetja e partisë Demokratike për Shkodrën, Izmira Ulqinaku e cila i ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës.
E pyetur se çfarë do të ndodhi me protestën e nesërme Ulqinaku është shprehur: “Nuk do jetë e dhunshme, gjithçka do të jetë në dorë të qytetarëve. Qytetarët para ne pas”.