03:12 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Biznesi me simbolet kombëtare

18:09 | 18/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shiu që i nxjerr bojën Rilindjes

Nga Enton Abilekaj

Improvizimi i dëgjesave publike, parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një biznesi aty. Bashkë me garazhin e makinave, biznesit i duhet të ndërtojë edhe një teatër, për të justifikuar aferën. Ajo e sotmja me arkitektët, pavarësisht se dukej si shfaqja më revoltuese e Veliajt, kishte pikërisht këtë qëllim. Ndërsa arkitektët flisnin me përzgjedhje rastësore, regjia e Veliajt kujdesej të ilustronte raportet e tyre me foto nga gjendja akuale e teatrit dhe nga projekti i paraqitur nga danezët e BIG. Një arkitekte e zgjedhur rastësisht, nuk i referohej asnjë dokumenti, nuk e tregoi burimin e të dhënave, por fliste me kompetencë, sikur të kishte qenë për inspektim, për kushtet e papranueshme, që nuk duhet të lejohej më të vazhdonin, për gjendjen e instalimeve elektrike etj. Instituti I monumenteve e skualifikoi ndërtesën, zjarrëfikset premtuan se do ta mbyllin. Kontrasti i krijuar enkas nëpërmjet fotove, i transmetuar në të gjitha ekranet informative, ishte, jo vetëm mënyra më e mirë për të fshirë atë që ndodhi në takimin me aktorët, por edhe karshillëku më i madh që një qeveri mund t ‘u bëjë qytetarëve të vet, duke u sjellë si grup banditësh të pacipë, që pasi të vjedhin të fyejnë, pasi të rrahin të denoncojnë, pasi të vrasin të akuzojnë. Sepse fotot e gjendjes aktuale të Teatrit Kombëtar, janë akuza më e rëndë për qeverinë e Edi Ramës për 5 vjet dhe qeverisjen e Erjon Veliajt për 3 vjet.

Pasi shpenzuan 500 milionë euro në 4 vjet për të shtruar me pllaka qytetet periferike, pa projekt, pa tender, pa kontroll, tregojnë si është katandisur godina e Teatrit Kombëtar, mbledhin klientët e vet nëpër spektakle të turpshme dhe flasin si të mos jenë pikërisht ata fajtorët e kësaj situate. Pikërisht fajtorët kanë ngritur gishtin për të fajësuar aktorët për gjendjen e godinës, kanë ngritur zërin për të akuzuar artistët që po i mbyllin rrugën biznesit dhe po shpenzojnë miliona për të bindur shqiptarët që afera Fusha me Teatrin Kombëtar, nuk është vjedhje e hapur e pronës publike, nuk është shkatërrim përfundimtar i një tjetër simboli kombëtar. Nuk ishte dëgjesë publike, ishte panairi I paturpësisë.

Ndërsa përmendte koston e Teatrit të Shkupit në takimin me artistët e skenës, Erjon Veliaj, e la të vërtetën përgjysmë. Nuk e tha se Teatri i Shkupit është një ndërtesë dinjitoze, me një hapërsirë të pacënuar nga biznesi, me arkitekturë të përshtatshme për një teatër, e trajtuar si simbol kombëtar. Nëse do të ndjekin shembullin e Shkupit, atëherë mund ta prishin ndërtesën për të bërë një Teatër të ri, brenda territorit të vet, me paratë e Buxhetit të Shtetit. Sepse Maqedonia, një vend me popullsi 30 për qind më të vogël se Shqipëria, veproi pikërisht ashtu. Pavarësisht vështirësive ekonomike, Teatri Kombëtar nuk u bë pjesë e ndonjë afere, nuk u bë pazar me klientët dhe oratakët. Kjo është gjysma e të vërtetës, që Rilindja nuk e thotë, se ka vendosur të udhëheqë me forcën e shembullit. Jo me shembullin e forcës, me shembullin e pazarit, me shembullin e shitjes së gjithckaje, përfshi këtu edhe simbolet, me shembullin e shitjes së trupit dhe shpirtit.

Koha e zgjedhur prej Ramës dhe Veliajt për ta prishur Teatrin me ligj dhe për t ‘ ja lënë këtë turp Parlamentit, është një tjetër argument që vendimi është marrë. Sezoni teatror ka mbaruar, i riu do të fillojë tek ndërtesa provizore e quajtur, Turbina, kjo verë do mbahet mend për shembjen e Teatrit Kombëtar, për arsye biznesi. Një rast i paprecedent në botë, pavarësisht korrupsioni të lartë. Një rast i pabesueshëm, që do të verë në siklet edhe shoqëruesit e turistëve, të rinjtë që dalin për të bërë rolin e ciceronit. Ata do duhet t’u thonë turistëve të huaj që “Teatri Kombëtar u prish për të bërë një biznes. Pak më tutje është stadiumi Kombëtar, që është bërë me bisht për të bërë një biznes, pak më tutje kinema Republika, pjesë e historisë së Kryeqytetit, u prish për një biznes. Edi Rama dhe Erjon Veliaj kanë shitur trupin dhe shpirtin e këtij vendi për para”. Këtë nuk mund t’ua thonë të huajve, sepse kryeministri e ka ndaluar të shahet vendi në anglisht. Kështu që përpara se ta prishin duhet të gjejnë një fabul, një të besueshme, një fabul krejt të kundërt me atë që bënë sot, duke reshtuar aplikantët e lejeve të ndërtimit si gaztorë kundër aktorëve.

Etiketa: enton abilekaj
Pas

Një arsye më shumë për të shkuar në Lurë, pas Edi Ramës, fotoja e një vajze nudo po çmend rrjetin

Para

“Edhe këtë e bëre?’ Armina Mevlani reagon e habitur pas veprimit të Shkëlzen Berishës (Foto)

Para
“Edhe këtë e bëre?’ Armina Mevlani reagon e habitur pas veprimit të Shkëlzen Berishës (Foto)

“Edhe këtë e bëre?’ Armina Mevlani reagon e habitur pas veprimit të Shkëlzen Berishës (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.