21:33 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Biznesi nga Kosova po shton praninë në Shqipëri

07:50 | 07/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biznesi nga Kosova po shton praninë në Shqipëri

Sipërmarrja nga Kosova po shfaq interes në rritje për tregun shqiptar. Së fundmi, kompania më e hershme e shitjeve nëpërmjet kanaleve elektronike (kryesisht televizionit), Top Shop (Studio Moderna Albania) është blerë nga kompania SMA Holding, në pronësi të biznesmenit nga Kosova, Xhevdet Rexhepi.

Xhevdet Rexhepi është pronari i Viva Fresh, rrjetit më të madh të supermarketeve në Kosovë. SMA Holding ka blerë njëkohësisht degët e Studio Moderna edhe në Kosovë, Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Shitësi ishte Studio Moderna Holdings Investments B.V, një shoqëri holding e regjistruar në Hollandë, në pronësi të biznesmenit slloven, Sandi Češko.

Studio Moderna Albania nisi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitin 2003 dhe u bë e njohur nëpërmjet tregtimit të markave të veta nëpërmjet spoteve televizive. Shuma e shitjes nuk është bërë publike, ndërsa transaksioni është miratuar në fund të tremujorit të parë të këtij viti edhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Sipas pasqyrave të fundit financiare të publikuara, aktiviteti i Studio Moderna Albania erdhi në rënie gjatë vitit 2022, ndërsa edhe rezultati financiar u përkeqësua. Xhiroja totale kishte vlerën e 623 milionë lekëve, në rënie me pothuajse 35% krahasuar me një vit më parë. Viti u mbyll me një humbje neto në vlerën e 59 milionë lekëve, përkundrejt një fitimi prej rreth 50 milionë lekësh për vitin 2021.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për vitin 2023, Kosova u rendit si investitori i pestë më i madh i huaj në Shqipëri, me një fluks investimesh të reja prej 73 milionësh euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë. Investimet kosovare në vitet e fundit po ndjekin një tendencë të dukshme në rritje.

Kompani të rëndësishme kosovare janë të pranishme kryesisht në sektorin e tregtisë. Stoku i investimeve kosovare ka arritur në 307 milionë euro, në rritje me 45% gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), vitin e kaluar në Shqipëri vepronin 519 biznese me aksionarë shtetas nga Kosova.

Numri i ndërmarrjeve me aksionarë nga Kosova u rrit me 11% krahasuar me një vit më parë. Kosova renditej si investitori i dytë për nga numri i kompanive të regjistruara në Shqipëri, pas Italisë. 80% e ndërmarrjeve nga Kosova vepronin në sektorin e shërbimeve dhe 20% në aktivitete të prodhimit të mallrave.

Marrë nga Monitor

Pas

Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare, në rënie të ndjeshme

Para

Horoskopi për ditën e sotme, 7 qershor 2024

Para
Horoskopi 28 Janar 2024, çfarë thonë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 7 qershor 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

Shadmani vritet në sulmet ajrore, Irani konfirmon humbjen e komandantit të lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.