Dëshmitari kryesor në proçesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqaj, akuzohet publikisht se u ka marrë borxh mijëra euro gjashtë qytetarëve lezhjanë, disa prej të cilëve janë gjithashtu biznesmenë.
Këta të fundit, kërcënojnë se do ta denoncojnë Beqajn në Prokurori, pasi sipas tyre ai i ka kaluar të gjitha afatet për rikthimin e borxhit.
DENONCIMET:
Sinan Topi: “I kam dhënë borxh Ylvi Beqës 180 mijë euro, kam kontratë noteriale me afat shlyerje dhe me të gjitha”.
“Deri tani nuk kam bërë asnjë lloj tentative për të kërkuar këtë shifër lekësh. Jo se kam pas presione, por vetëm me shpresë se do ti jap, do ti jap. Më tha se më duhen për disa halle të mia se kam punë për të marrë pronën në Durrës”.
Petrit Sukthi: “I kam dhënë një hua Ylvi Beqës prej 160 mijë euro me datë 16.10.2010”.
Skender Kacdelja: “46 mijë euro për të mi kthyer me datë 17.11.2016. E kam takuar pas kësaj date”.
“Do ti kthej sot, do ti kthej sot! Ka mbaruar dhe afati, kemi bërë një kontratë tjetër freskuese”.
Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë prej 500 mijë eurosh.
Por sa para borxh akuzohet Beqaj se u ka marë secilit?
1- Sinan Topi – 180 mije euro
2- Sali Caka – 150 mije euro
3- Petrit Sukthi – 160 mije euro
4- Hamit Gordi – 210 mije euro
5- Agron Muça – 45 mije euro
6- Skender Kacdelja – 46 mije euro (D.D/Shuplaka)