Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot në Kuvend arsyet pse OFL nuk sekuestron pronat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe politikanëve të korruptuar duke thënë se kjo është një sktrukturë policore, dhe si e tillë, nuk ndodh në asnjë vend të botës që të marrë kompetencat e gjyqësorit.
“Politikanët, gjyqtarët apo prokurorët janë pjesë e hetimeve të drejtësisë prej kohësh, dhe ju takon organeve të drejtësisë të merren me këtë çështje. Dhe shpresoj që SPAK-u të merret edhe me ata, do të shohë dhe thërras, ashtu sikundër është edhe në atë formularin e Bundestagut, ashtu sikurse besoj se do të jetë edhe në formularin e KE. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të japin sqarimet e tyre. OFL është një operacion policor, dhe nuk ndodh në vendet demokratike që një operacion policor të zhvillohet kundër politikanëve, gjyqtarëve dhe prokuroriëve. Ai merret me ata që janë dënuar, gjykuar nga institucionet e drejtësisë, jo që janë akuzuar nga parlamenti”, tha ndër të tjera RAma.
Më tej ai foli edhe për amnistinë që do të futet në Kuvend së shpejti sipas tij, që ka të bëjë me regjistrimin e të ardhurave dhe pasurive, ndërsa ka një paralajmërim edhe për biznesmenët.
“Veprimtaria e OFL-së është fokusuar tek ndarja me thikë mes parasë së fituar nga puna, e deklaruar ose jo që emigrantët për njëmijë e një arsye kanë punuar në të zezë, apo para e shumë sipërmarrësve të vegjël dhe të mëdhënj, por i duhet dhënë fund, duke i deklaruar formalizuar, natyrisht përmes një takse të favorshme siç është në amnistitë fiskale në gjithë botë. Çdo para dhe çdo aset që është jashtë sistemit të formalizuar është para e ardhur nga aktiviteti kriminal pas kësaj amnistie dhe nuk do të tolerojmë. Ne duam të arrijmë në një tjetër nivel, por edhe përputhje të sistemit të kontrollit me sistemin europian të kontrollit. Kjo është një thirrje për të gjithë ata që janë biznesmenë sidomos që kanë para të fituar në mënyrë jo kriminale, me të ardhura të konsiderueshme, që të përfitojnë nga amnistia dhe të mos bëjnë shaka me këtë. Amnistia do të hyjë në parlament shumë shpejt, për një fillim të ri të konsiderushëm ekonomik. Në vijim do të kemi edhe masa të tjera të kësaj natyre”, tha kryeministri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post