Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë ka bllokuar një shumë të madhe parash të cilat i përkasin një biznesmeni të njohur në Tiranë.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e cila është bllokuar në llogarinë e biznesmenit A.G, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit.
Shumën e parave biznesmeni do e kalonte nëpërmjet një transaksioni në llogarinë e vëllait të tij me inicialet I.G në një shtet tjetër, i cili ka qenë në kërkim. Paratë u bllokuan pasi biznesmeni nuk i kishte deklaruar, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë.