Prokuroria ka një tjetër dëshmi të rëndë për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, lidhur me akuzat e gjobëvënies.
Ylvi Beqja, njëri prej dëshmimtarëev kyç ndaj të ashtuquajturës banda e Emiljano Shullazit në prokurori ka dëshmuar se në një rast i ka dhënë Shullazit lekët në dorë për gjobëvënie. Ndërsa në raste të tjera ja ka dorëzuar shokëve të tij.
Ai ka dëshmuar se i ka dhënë bandës së Shullazit 540 mijë euro, nga kjo shumë 50 mijë euro ja ka dhënë vetë Shullazit.
Kjo ka ndodhur kur prona e ish-hotel Vollgës është rregjisturuar në emër të kompanisë arabe dhe në këtë moment Shullazi i ka kërkuar takim biznesmenit.
Bisnezmeni Beqja ka dëshmuar se nga një filial i bakës së dytë ka tërhequr 50 mijë euro dhe më pas ka shkuar të takojë Shullazin në lokalin e tij, në fund të rrugës së Kavajës. Në mometin që biznesmeni i ka dorëzuar lekët Shullazit, ky i fundit i është përgjigjur: “ Kështu je njësh ti”.
Po kështu bizesmeni rrëfen se rreth 250 mijë euro të tjera ja ka dhënë mikut të Shullazit, Gilmando Danit apo edhe dy prej njerëzve të besuar të tij Endri Zelës dhe Endri Qyqes.
Sipas “ABC News” pritet që një material tjerët do të publikohet për këtë rast, ku do të jenë ceqet e firmosuara nga njerëzit e Shullazit pasi i ka paguar në dorë 50 mijë euro Shullazit.
Sipas prokurorisë nipi i Shullazit, Endri Zela dhe shoku i tij Endri Qyqja kanë tërhequr në të paktën dy raste nga ceqet e kompanisë që përfaqësonte biznesmeni Ylvi Beqja.