11:42 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Biznesmeni ‘shpërthen’ ndaj pagave të Ramës: Nëse jemi bërë për 260 mijë lekë, atëherë kurrë mos i marrshim

16:26 | 06/05/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biznesmeni ‘shpërthen’ ndaj pagave të Ramës: Nëse jemi bërë për 260 mijë lekë, atëherë kurrë mos i marrshim

Pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe përfaqësuesve të biznesit të vogël.

Njëri prej këtyre të fundit është shprehur para mediave se ka rezerva në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj kësaj krize të thellë ekonomike, duke pohuar se vetëm gjysmat e bizneseve kanë përfituar.

Biznesmeni tha se paratë që Rama i quan paga lufte, janë paga sociale, jo paga që ndihmojnë biznesin, pasi ky i fundit nuk mund të mbijetojë me 260 apo 400 mijë lekë të vjetra.

“Gjendja nuk është aspak e mirë. Po shkon drejt një degradimi total. Atëherë qeveria ka miratuar dy paketa, të cilat i quan paga lufte, një 260 mijë lekë dhe një 400 mijë lekë të vjetra. Asnjë paketë nuk përfshin më shumë se gjysmën e atyre që duhet të ishin. Për ne nuk janë paketa ndihme, për biznesin, janë sociale. Nuk janë paga lufte se në luftë nuk paguhen taksa. Biznesi po shkon çdo ditë drejt falimentimit. Nuk ka asnjë plan ekonomik nga qeveria. Të gjitha këto paketa nuk e ndihmojnë biznesin. Këto po na degradojnë. Duket sikur ne duam lëmoshë, ne nuk po kërkojmë lëmoshë.  Nëse jemi bërë për 260 mijë lekë, atëherë kurrë mos i marrshim. Në fatkeqësi natyrore thuhet se shteti duhet t’i dëmshpërblejë të gjithë. Bashkitë nuk kanë hequr taksat. Ne po paguajmë taksa njësoj. Kolegëve tanë po i vijnë faturat sikur të ishin në punë. Ne po shprehim shqetësimin tonë. Nuk kalohet kriza me 260-400 mijë lekë”.

Biznesmeni vijoi më tej duke thënë se qeveria duhet të hedhë para në mbështetje të biznesit, ndërsa apeli i tij ishte lejimi i liridaljes së qytetarëve pasi pa ta, nuk do të kishte kuptim hapja e bizneseve.

“Këtu duhen hedhur lekë, këtu duhen krijuar modele europiane dhe rajonale, si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë dhe detyrimin mbi supet e veta. Janë mbi 300 mijë të punësuar në biznesin e vogël, çfarë do të bëjnë këta.  Kërkojmë të hapet ekonomia, subjektet, por nuk mund të hapen subjektet pa qytetarët. Qeveria thotë të hapen subjeket por qytetarin e mban të mbyllur. Këtu do të ketë një krizë ekonomike të pafalshme. Ne kërkojmë nga qeveria të japë grante përmes llogarive të biznesit.  Ministria e Financave dhe pushteti lokal i ka listat.  Gjendja e biznesit është e rëndë dhe po përkeqësohet çdo ditë. Lehtësim taksash dhe hapje urgjente të biznesit bashkëshoqëruar me lirinë e qytetarëve”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: biznesmenipaga e luftestakimi i biznesit te vogel me bashes
Pas

“Te 127-ta janë punonjës socialë”, mjeku ngre álarmin: U thua më dhemb gjoksi, thonë pi paracetomol, e vdès nga infarkti

Para

Ndryshim kursi/ Spanja e hapur ta njohë Kosovën, ky është kushti i vetëm

Para
Ndryshim kursi/ Spanja e hapur ta njohë Kosovën, ky është kushti i vetëm

Ndryshim kursi/ Spanja e hapur ta njohë Kosovën, ky është kushti i vetëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në prag/ ‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

“S’po lënë gur pa lëvizur për të përdhosur Shqipërinë”, Spiropali tone të forta ndaj opozitës: “Misionarët” duan të përdhosin reputacionin e tokës tonë!

“Eurodeputetët mbështetën mbylljen e negociatave në 2027”, Spiropali: Raporti i PE konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

“Kapet rrjeti i drogës në Fier: Dy vëllezër në pranga, njëri përpiqet të arratiset përmes arave”

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.