06:56 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të të marr peng fëmijët” Kanos biznesmenin për borxhin e ish-gruas: Më ndaloi tek “Vasil Shanto” në mes të natës dhe…

17:31 | 02/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/ Mbërrin në gjykatë Stjuart Smakaj, i ‘bráktisur’ nga familjarët, 23-vjeçari pret masën e sigùrisë për vrásjen e shokut

Ilustruese

E kërcënojnë se do t’i marrin peng fëmijët për borxhin e ish-gruas. Kjo është historia e A.K., një biznesmen që prej disa muajsh ka hyrë në telashe me shtetasin L.S. Burime policore bëjnë me dije për se shqetësimi shtetasit A.K. i është shkaktuar nga e shoqja me inicialet S.P., martesa me të cilën zgjati tetë vjet.

Por ndonëse çifti u divorcua, rezulton që gruaja të ketë marrë një borxh tek shtetasi L.S., një borxh të cilin ajo nuk e ka shlyer ende.

“Ish-bashkëshortja ime i mori borxh 1500 euro, borxhi ishte personal dhe jo në emër të familjes”, denoncon qytetari.

“Me ndarjen tonë, ish-bashkëshortja shkroi një deklaratë borxhi, ku vërteton që këtë borxh e merr përsipër ajo dhe nuk ka asnjë pretendim që unë të paguaj një pjesë të këtij borxhi apo të gjithin”, shton më tej i kërcënuari.

49-vjeçari tregon se megjithëse ky fakt iu bë i ditur edhe borxhdhënësit që në fillim, ai ka filluar kanosjet kundër ish-burrit. Kërcënimi i parë u regjistrua në fillim të shkurtit.

“Në rrugën “Vasil Shanto”, në mes në natës, një mjet mercedez benz GL i zi më zuri rrugën. shoferi më kërcënoi dhe u konfrontua dhe më paralajmëroi: nëse nuk më jep lekët, do të marr fëmijët”, ka denoncuar burri.

Siç rezulton edhe pse ish-bashkëshorti iu lut dhe i përsëriti që ai nuk ka lidhje me borxhet e gruas, shtetasi L.S. ka vazhduar me kërcënime. “

Më la afat duke dhënë ultimatum; brenda një muaji dua lekët. Dhe tani po vazhdon sërish me kanosje”, ka thënë biznesmeni. I pyetur nga policia se çfarë kanosjesh të tjera ka pasur gjatë këtyre muajve, 49-vjeçari ka sqaruar: “Nuk më ka kërcënuar më, dhe u jam shmangur. Por ngaqë më la afat, dhe më kërcënoi për jetën dhe fëmijët dua që këtë keqkuptim ta zgjidhë policia. Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më. Në muajin korrik i njëjti person më preu rrugën me fuoristradë, unë isha me motor. Kësaj radhe ai më shtyu dhe më qëlloi mbi kokoren e motorit. Më kërcënoi dhe më vendosi duart në fyt dhe më thoshte; do të vras”.

Kallëzuesi kujton gjithashtu në polici: “I thashë do të shkoj në polici dhe ngriti zërin duke ma prerë “nuk dua t’ia di për policinë”. Burime pranë komisariatit numër tre tregojnë për Gazetën “Si” se kanë thirrur ish-bashkëshorten dhe shtetasin L.S. për t’i pyetur, ndërkohë që oficeri L.F. e mbyll procesverbalin me lutjen e 49-vjeçarit: “Kërkoj që ky person mos të më bezdisë më për një borxh që nuk më përket”.

Pas

“Hajde sqarohemi”/Me hunj e sende të forta, të rinjtë bëhen gati për sherrin në rrugë (VIDEO)

Para

“Kam marrë trajtim në psikiatri”, Pjerin Ndrecaj del para Gjykatës: Nuk e dija që vrava gruan dhe vajzën

Para
“Kam marrë trajtim në psikiatri”, Pjerin Ndrecaj del para Gjykatës: Nuk e dija që vrava gruan dhe vajzën

"Kam marrë trajtim në psikiatri", Pjerin Ndrecaj del para Gjykatës: Nuk e dija që vrava gruan dhe vajzën

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.