17:11 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Biznesmeni i arratisur, Dushko Knezheviç, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania

12:47 | 30/04/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biznesmeni i arratisur, Dushko Knezheviç, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania

Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviç, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe më 30 prill, njoftoi Administrata e Policisë e Malit të Zi.
Mali i Zi ishte në kërkim të tij për disa procedime penale.

“Për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale të shpërdorimit të pozitës në veprimtari biznesi me anë të nxitjes, krijimit të organizatës kriminale dhe pastrimit të parave”, thotë policia.

Përkatësisht, Prokuroria Speciale e Shtetit ishte në kërkim të Knezheviqit, pronar i Atlas Group, që nga korriku i vitit 2019 dhe ndaj tij janë ngritur tri aktakuza – për organizim të grupit kriminal, pastrim parash dhe keqpërdorime në ekonomi.

Që prej fillimit të hetimeve, ai ka banuar në Britaninë e Madhe, shtetas i së cilës është.

Ekstradimi u krye herët në mëngjes me një fluturim special mes Londrës dhe Podgoricës.

Procedura e ekstradimit u krye nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi, nga njëra anë, dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, me mbështetjen e Zyrës së oficerëve ndërlidhës të Britanisë së Madhe në Beograd dhe Ambasadës së tyre në Podgoricë.

Knezheviç do të dërgohet në Gjykatën e Lartë në Podgoricë.

Katër ditë para ekstradimit, ish-kryeministri Dritan Abazoviç tha se do të ishte mirë që presidenti i Atlas Group, Dushko Knezheviç, të ishte dëshmitar i mbrojtur në Mal të Zi dhe t’i tregonte prokurorisë gjithçka që di për bizneset dhe aktivitetet ekonomike të ish-qeverisë.

Për vite me radhë, Knezheviç konsiderohej nga publiku vendas si njeri i afërt me ish-kryeministrin Millo Gjukanoviç. Ai merrej me biznese miliona dollarëshe – banka, ndërtim, arsim, media…

Në fillim të vitit 2020, Gjykata e Lartë e Podgoricës konfirmoi aktakuzën kundër Knezheviqit në rastin “Karbon”, pasi dyshohet se së bashku me katër anëtarë të tjerë të grupit kriminal i ka shkaktuar dëm kompanisë Global Karbon dhe ka përfituar kundërligjshëm gati dy milionë euro.

Knezheviq është akuzuar edhe në rastin “Aeroportet”, ku së bashku me drejtorët e bankës së tij Atlas, Marko Nikoliç dhe Dijana Zeçeviç, dyshohet se kanë dëmtuar aeroportet e Malit të Zi për tre milionë euro.

Në vitin 2019 shpërtheu afera “Koverat”, kur Knezheviq publikoi një video ku shfaqej duke i dorëzuar, siç pretendonte, 97.500 euro ish-kryetarit të Komunës së Podgoricës, Slavoljub Stijepoviq.

Ai tha se ishin para për financimin e fushatës zgjedhore të autoriteteve të DPS-së dhe se këtë e ka bërë në marrëveshje me liderin e DPS-së, Millo Gjukanoviq.

Në dhjetor të vitit 2019, është ngritur një aktakuzë kundër Stijepoviqit për pastrim parash, ndërsa Knezheviq u etiketua si organizator i një grupi kriminal.

Në mars të vitit 2021, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe pezulloi procedurat kundër Stijepoviçit në aferën e fshehtë. Çështja u kthye për një gjykim të ri.

Knezheviq në mënyrë të përsëritur ka akuzuar ish-presidentin e shtetit dhe liderin e DPS-së, Millo Gjukanoviç, se po përpiqej të merrte punët dhe pronën e tij.
Përmes rrjeteve sociale, së bashku me mesazhet intriguese, ai ka publikuar një seri fotosh të përbashkëta me presidentin Gjukanoviç, miqtë e tyre të përbashkët, zyrtarë të DPS-së dhe drejtues të prokurorisë.

Etiketa: BritaniaDushko KnezheviçMal të Zi
Pas

Pritjes i erdhi fundi, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli bëhen prindër, publikohet foto e parë me vajzën

Para

Ministri Hasani në Bruksel: Angazhimi i Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE, i palëkundur

Para
Ministri Hasani në Bruksel: Angazhimi i Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE, i palëkundur

Ministri Hasani në Bruksel: Angazhimi i Shqipërisë për agjendën e integrimit në BE, i palëkundur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

Trump për pengjet në Gaza: Nëse nuk ka armëpushim, kemi disa alternativa…

103 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë: Krenarë për partneritetin tonë

U zhduk pasi hyri në det për t’u larë, gjendet i pajetë trupi i 57-vjeçarit portugez në Sarandë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.