Petrit Çela biznesmeni që u shpall në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi gjarjes ku mjeti i tij i blinduar përplasi me forcë makinën e zyrtarit të policisë, ky i fundit ka reaguar.
Për “News 24” ai ka hedhur poshtë lajmin se është në kërkim.
“Ky është një lajm i rremë. Nuk isha i shpallur në kërkim, jam shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime”- ka thënë ai.
Sipas tij, natën e incidentit tregu agro ushqimor ka qenë i mbyllur. “Policia nuk kishte vendim gjykate për të ushtruar kontroll”- thotë ai, duke shtuar se megjithë këtë policia i bëri kontroll edhe banesës së tij. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post