21:50 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Biznesmeni i qëlluar me plumb në kokë qëndronte në Francë, i vranë bashkëpunëtorin e ngushtë (DETAJE)

18:09 | 28/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biznesmeni i qëlluar me plumb në kokë qëndronte në Francë, i vranë bashkëpunëtorin e ngushtë (DETAJE)

Të tjera detaje dalin pas atentatit që u bë sot në mes të ditës biznesmenit Tefik Hyka në kryeqytet, i cili mbeti i plagosur rëndë me një plumb në kokë dhe një plumb në gjoks.

Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në tha se dy autorët kishin menduar gjithçka para se të kryenin sulmin, ndërsa kishin si qëllim ta vrisnin biznesmenin, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Franca, ku jetonte prej kohësh me familjen. Sipas Lalës, duke u mbështetur tek pohimet e dëshmitarëve okularë dhe telefonatave në sallën operative, policia gaboi duke raportuar se biznesmeni kishte ndërruar jetë në momentin e sulmit, ndërkohë që ai ndodhej në gjendje të rëndë.

“Në momentin e parë kur mediat u njoftuan, rasti u njoftua si vrasje. Njoftimi i parë erdhi nga dëshmitarë okularë. Por edhe nga raportimi në sallën operative. Ai i mbijetoi atentatit. Ishte një ngjarje e rëndë, ishte një atentat i mirëorganizuar. Ai u qëllua në një lokal, nën shoqërinë e një femre. Dëshmitarët okularë flasin për dy persona që kanë qenë me skafandra, që e kanë qëlluar në kokë dhe gjoks dhe janë larguar. Tefiku është personazh i njohur, biznesmen i kalibrit të lartë. Para 20 e ca vitesh është përfolur për vrasjen e një personi, i njohur si kreu i ‘Bandës së Shijakut’ ku Tefik Hyka është dyshuar që ka pasur lidhje. Por ngjarja nuk u zbulua. Pas këtyre pati disa ngjarje të tjera, nga atentatet me tritol, apo dhe kërcënimet. Ndaj, Tefik Hyka jeton në dijeninë time në Francë me familjen. Ai është kthyer pak kohë më parë për çështje personale. Autorët kanë zhfrytëzuar periudhën e ‘lodhjes’ së punonjësve të policisë, pas procesit të zgjedhjeve në vend. Atij i është vrarë një bashkëpunëtor i tij para disa kohësh”, – tha Lala.

 Mes të tjerash ajo pohoi se mes personave të shoqëruar dyshohet se është dhe një nga autorët e plagosjes.

“Drejtori i Policisë më ka pohuar se janë shoqëruar disa persona dhe mes tyre është edhe autori i dyshuar i krimit. Por policia është e rezervuar për këtë fakt. Ata kanë lëvizur me një motor dhe skafandër. Personi i krimit ka zbritur pak më larg zonës ku ndodhi ngjarja, atje dhe ku e kanë kapur. Por është ende herët për të dhënë detaje, pasi mund të bëhen edhe gabime”, pohoi ajo.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: plagosje
Pas

Arrestohet lojtari i Bayern, ushtroi dhunë ndaj ish-të dashurës

Para

Politika nuk i zhvendos vëmendjen Gjicit nga futbolli, premton stadium modern dhe përforcime të reja për Kukësin

Para
Politika nuk i zhvendos vëmendjen Gjicit nga futbolli, premton stadium modern dhe përforcime të reja për Kukësin

Politika nuk i zhvendos vëmendjen Gjicit nga futbolli, premton stadium modern dhe përforcime të reja për Kukësin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.