Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotshëm në Kavajë. Persona të paidentifikuar kanë grabitur një banesë në pronësi të tregtarit Adem Kola.
Në rrëfimin e tij për ‘’Gsh”, Kola tregon se hajdutët ishin të veshur me uniforma të policisë ndërsa kanë marrë nga banesa një shumë prej 20 milionë lekësh dhe 5 mijë Euro.
“Erdhën hajdutët, policia, policia, tre vetë. ‘’Mos lij, mos luj”, thoshin se kemi ardhur për kontroll. Na futën grusht edhe morën lekët. Ishin të maskuar me rroba policës. Ishte ora 4, dhe hynë nga penxherja, nuk hynë në dhomat e tjera, vetëm te dhoma ime. Na morën 20 milionë lekë dhe 5 mijë Euro”, thotë ndër të tjera Adem Lala.
Ndërkohë që personat që kanë grabitur banesën mbeten ende të paidentifikuar nga ana e Policisë së Kavajës.
(E.K/SHUPLAKA)