Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij lidhur me të ashtuquajturat banda të Elbasanit, ndërsa nuk ka kursyer edhe ironitë për pasardhësin e tij Edi Rama.
“Kryekumbara Rama me kumbar Çelen dhe don Lalen”, shprehet Berisha.
Më tej ai ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit pohoi se biznesmeni Petrit Cela (person i shpallur në kërkim nga policia, pasi mjeti në pronësi të tij ka goditur makinën e policisë), është babai i Shullazit të Elbasanit.
POSTIMI I BERISHËS:
“Kryekumbara Rama me kumbar Çelen dhe don Lalen! Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital! Pershendetje z.Berisha po ju dergoj disa foto te petrit celes babait te shullazit te elbasanit per te kuptuar se sa mbrojtje shteterore ka kjo bande.
Duke ju kujtuar se suel cela vetem pak dite me pare ka dhunuar fizikisht shefin e krimeve ne elbasan
Suel cela bashke me banden e tije ne qytetin e elbasanit te cilin e kane kthyer si texas i viteve te kaubojsve te cilet levizin te armatosur dhe kohet e fundit kane filluar te vendosin gjoba dhe marrin prona te ndryshme me dhune.
Petrit cela eshte personi me syze ne koke”, shprehet Berisha. (J.V/Shuplaka)