09:21 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më janë vënë keq mua”, flet nga arratia i dyshuari për të shtënat drejt biznesmenit në Bulqizë: Konfliktin e kam me kreun e Bashkisë, jo me Ballën

20:24 | 20/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më janë vënë keq mua”, flet nga arratia i dyshuari për të shtënat drejt biznesmenit në Bulqizë: Konfliktin e kam me kreun e Bashkisë, jo me Ballën

Feruzan Shehu, autori i dyshuar për të shtënat drejtë biznesmenit, Gëzim Balla në Bulqizë, ka thyer heshtjen dhe nga arratia pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Shehu thotë se nuk ka konflikt me Gëzim Ballën por zbulon se duke pirë kafe një ditë biznesmeni i premtonte se do i jepte lekë pasi të merrtë ndonjë tender.

Shehu pasi mësoi që kishte marrë tenderin e rrugës në Fushë- Bulqizë e telefonoi dhe i kërkoi para por Gëzim Balla e ofendoi.

Më pas Ferzuan Shehu thotë se kur shkuan për t’u takuar pa që Gëzim Balla po vinte me policë të cilët qëlluan në drejtim të tij. Sipas Shehut, kryebashkiaku Lefter Alla ka manipuluar gjithë ngjarjen pasi duan të ekzekutojnë Feruzan Shehun për një galeri kromi ku duan të punojë dikush tjetër.

Më tej Feruzan Shehu është në kërkim prej shtatorit të 2019 për një tjetër ngjarje, për një sherr ndërsa ky është konflikti i dytë brenda disa muajsh. Ai i kërkon Prokurorisë të hetojë ngjarjen dhe të zbardhë telefonatat në telefonin e tij.

”Quhem Feruzan Shehu nga Bulqiza. Arsyeja që më akuzojnë për gjobvënie dhe kanosje me armë nuk janë të vërteta, dhe që i kam vënë gjobë Gëzim Ballës. Dua drejtësi. Asnjëlloj gjëje, thjesht kam pirë rrallë kafe me të. Ishim duke pirë kafe, dhe më tha merresh me ndonjë gjë, jo i thash nuk merrem. Mirë më tha të ndihmoj unë kur të marr ndonjë tender. Ishim duke pirë kafe këtu në qendër. Momentin kur dëgjova që kishte marrë tenderin, e mora në telefon, ai më ofendoi, unë ofendo, ai më ofendoi. Ato janë manipulime të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës dhe komisariatit.

Të hapin bisedat që kam bërë me Gëzim Ballën. Ka qenë manipulimi i kryebashkiakut të Bashkisë dhe jo me Gëzim Ballën. Unë s’kam pasur armë. Më kanë gjuajtur policët. I thashë ku je, që të ngatërroheshin me grushta. Ai erdhi me policët që rrinë tapë gjithë ditën duke pirë. Konfliktin e kam me kryetari i Bashkisë dhe jo me Gëzim Ballën. I kanë çuar policët nënës time dhe i kanë thënë që unë t’i kërkoj falje Lefter Allës ose do shkoj në burg.

Manipulime që të më ekzekutojnë mua që ai tjetri të punojë në galerinë time.
Arsyeja është se në komisariatin e Bulqizës e komandon Alla. Unë jam në kërkim prej shtator të 2019. . Kam pas bërë një ngatërresë me disa çuna për dhunë me grushta dhe ma quajtën dhunë me dashje. Nuk e kam me Gëzim Ballën”, tha Feruzan Shehu pwr News 24.

Pas

Marrëdhënia e George dhe Amal Clooney në krizë. A po divorcohet çifti i famshëm?

Para

Shënohet një tjetër viktimë me COVID-19, ish deputeti jep lajmin e hidhur për djalin e tezes: Do të më mungosh

Para
Shënohet një tjetër viktimë me COVID-19, ish deputeti jep lajmin e hidhur për djalin e tezes: Do të më mungosh

Shënohet një tjetër viktimë me COVID-19, ish deputeti jep lajmin e hidhur për djalin e tezes: Do të më mungosh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Diving”: 3 të arrestuar, përfshirë një person në kërkim për vepra të rënda penale

Rama ndan pamje nga lumi i Bunës: Pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet

Gabimi fatal pas rrëzimit të Air India me 260 viktima, furnizimi me karburant i motorëve u ndërpre në mënyrë të mistershme

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.