Pronësia e tokave në bregdetin e Jugut vijon që të jetë një temë e nxehtë, e cila përveçse nuk po sheshohet me kalimin e viteve, arrin që të prekë edhe interesa të larta, deri në qeveri. Së fundi ka dalë në dritë një tjetër biznesmen, interesat e të cilit duket se po cënohen, pasi tokës ku ai ka ndërtuar resortin janë duke i dalë pronarë të tjerë.
Bëhet fjalë për kompleksin e vilave që po ndërtohen nga kompania Eurocol, në pronësi të biznesmenit të shumëpërfolur Pandeli Carapuli, në perlën e Jugut, Dhërmi. Kompleksi i quajtur “Ëhite Rocks” (Shkëmbinjtë e Bardhë), me godina 2-3-4 kate mbi shkëmbinj, ka mbetur pezull, për shkak se banorët e zonës kanë ngritur pretendime për pronësinë e truallit.
Carapuli, i cili është shfaqur në zonë me statusin e “investitorit strategjik”, ka ndezur një konflikt për pronat e familjes Bifsha, me të cilat tashmë është prej muajsh në një proces gjyqësor. Gjykata i ka dhënë të drejtë qytetarit dhe ka vendosur kufizim për resortin “Shkëmbinjtë e Bardhë”. Kjo do të thotë se Carapuli nuk mund të shesë asnjë nga vilat e tij, nuk mund t’i hipotekojë dhe as t’i tjetërsojë, derisa të zgjidhet konflikti për pronësinë me qytetarin Andon Bifsha.
Për ndërtimin e këtij fshati turistik, Carapuli u pajis qeveria me statusin e investitorit strategjik, një ligj tepër i debatueshëm pasi i jep përparësi ndërtuesit dhe jo pronarit të truallit. Gjithsesi ky status për Carapulin ka përfunduar në 3 prill 2020 dhe nga investitor strategjik është kthyer në një investitor të thjeshtë.
Ditët e fundit biznesmeni duket se ka kërkuar që resortit të tij të mund ti mundësojë dalje në det, dhe këtu ka nisur një tjetër përplasje mes tij dhe pronarit të pretenduar të tokës. Trualli në bregdet është sërish i Andon Bifshës, i cili është zotërues i ATMP-së.
Ndërsa pretendimi i Carapulit për të pasur këtë pronë bie ndesh me ligji për dy arsye: E para statusi i investitorit strategjik ka skaduar dhe e dyta që është më e rëndësishme, në lejen e aplikuar për këtë projekt nuk i takon të zgjerohet jashtë kufijve aktual të resortit. Pra, Carapuli nuk mund të ndërtojë vila deri në bregdet.
Ndërkohë që gazetari Klodian Tomorri zbulon detaje të tjera rreth këtij resorti, ku në skenë del një prej ministreve më të fuqishme të qeverisë Rama, e cila e ka vilën po ashtu pranë kompleksit që po ndërtohet. Sipas tij ajo ka ndërhyrë te vetë Rama, i cili derimë tani ka qenë jashtë vendimmarrjes, ndërsa më pas i ka kërkuar llogari Lames, që të zgjidhë sa më parë këtë çështje.
”Ne rreshtin e pare te resortit thuhet se gjendet edhe vila e nje anetari/anetareje te fuqishme te qeverise. Sapo pa qe para viles te vihet trau, zyrtari/zyrtarja e larte e qeverise nisi te interesohej kush ishin pronaret e tokes perpara viles se saj. Rruges do te zbulonte se edhe ata ishin jo pak te fuqishem”, shkruan Tomorri, i cili thotë më pas se vetë biznesmeni Carapuli është ankuar te Rama, për atë që po ndodhte me kompleksin e nisur prej tij.
Gazetari shkruan më tej se problemi me tokat në bregdet në vendin tonë është i thjeshtë, pasi të gjithë ata që pretendojnë pronësinë, në fakt janë zaptues, dhe njerëz të fuqishëm, që kanë pas tyre interesa ekonomike.
“Problemi me tokat ne bregdet eshte i thjeshte. Kushdo qe ka marre toke aty, ne nje menyre apo nje tjeter e ka grabitur. Bregdeti nuk ka patur pronare. Ata qe e kane marre token permes ligjit 7501 e kane patur ne perdorim dhe nuk u regjistrohej ne hipoteke, vetem ne rast se e shisnin tek njerez te fuqishem, te cilet kishin lidhjet e duhura ne qeveri dhe Kadaster per ta regjistruar pronen. Ndaj pronaret e rinj te bregdetit jane ose njerez qe e kane pervetesuar token duke patur mbeshtetjen e qeverise ose duke korruptuar zyrtaret lokale te Kadastres per regjistrimin e tyre.
Nen ze thuhet se nje prej shume drejtoreve te emeruar dhe larguar ne Kadastren e Vlores, shkoi ne ate detyre pikerisht per te regjistruar token para resortit te Carapulit ne emer te pronareve te rinj. Diten tjeter menjehere pasi firmosi regjistrimin, drejtori dha doreheqjen dhe u largua nga detyra. Por dyshimet jane se regjistrimi i prones ne hipoteke kishte mbeshtetjen e zyrtareve te larte te Kadastres ne Tirane.
Nje gje eshte e sigurte. Ne gjithe kete konflikt Edi Rama ka qene jashte. Sapo eshte vene ne dijeni, thuhet se ai ka paralajmeruar Artan Lamen te gjeje zgjidhje, ne te kundert pasojat mund te bien edhe mbi te.
Konflikti per token para resortit Ëhite Rocks eshte patatja e re e nxehte ne doren e Kadastres. Grabitja e tokave ne jug te vendit tashme po krijon konflikte mes grupeve te fuqishme dhe me influence brenda vete maxhorances. Kafshet kane dale nga kafazi dhe ceshtja e tokave ne bregdetin e Jugut me gjasa do te haje koka zyrtaresh, por edhe pronare te rreme, nje pjese e te cileve heret e vone do te duhet te pergjigjen ne prokurori per grabitjen me te madhe ne historine e Shqiperise, privatizimin e bregdeti”, shkruan më tej Tomorri në postimin e tij.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post