Biznesmeni Petrit Çela nga Elbasani, pronari i mjetit që goditi dy ditë më parë një mjet policie nëkëtë qytet, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Lulzim Basdha, lidhur me akuzat ndaj tij.
“Basha dhe Berisha të mos spekulojnë dhe të mos shpifin. Jam në pritje të reagimit të organeve të drejtësisë. I ashtuquajturi qytetari dixhital, po bën sajesë të ulët politike” , është përgjigjur Çela.
Ndërkohë, biznesmeni Çela ka dhënë edhe versionin e tij për ngjarjen.
REAGIMI I PETRIT ÇELËS
Se pari, sa i përket incidenteve me makina e me shefa policie, unë jam në pritje të reagimit të organeve te drejtësisë. Prezumimi i pafajësisë derisa të provohet e kundërta është një parim i njohur publikisht. Pra jini të durueshëm dhe prisni fjalën e fundit të organeve kompetente.
Në këtë deklaratë do të doja t’i drejtohesha publikisht Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës, pasi të gjithë tashmë e dine se i ashtuquajturi “qytetar digjital” nuk është asgje tjetër veçse një sajesë e ulët politike, me parimin “shpif, shpif se diçka do të mbetet”.
Unë jam pronar i një biznesi privat që në Elbasan njihet si “tregu agro-ushqimor”, një prej investimeve që kanë sjellë vetëm të mira në qytetin tim, kanë sjellë më shumë organizim të shpërndarjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, e kanë bërë qytetin më të pastër, dhe komunitetin më të kënaqur. Përveç këtyre, që unë jam një taksapagues i regullt i shtetit tim dhe në respect të ligjevet, unë kam arkëtuar në shtet mbi pesë miliard lekë, në një biznes që funksionon prej 25 vjetësh pa nderprerje dhe po me te njejtin emer.
Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike. Dhe një gjë të tillë, z. Basha dhe z. Berisha, më mirë se kushdo e dinë deputet e partisë suaj në zonë. Pra, mjaft më me spekullime, lëreni drejtësinë të veprojë dhe lëreni publikun të gjykojë.
I kërkoj publikisht kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha të mos spekullojë dhe të mos gënjejë lidhur me investimet dhe me mbështetësit e hapur të investimeve që nuk janë tjetër veçse kontribute për ta bërë më të mirë jetën e komunitetit të trevës. (D.D/Shuplaka)