Ka raste kur mund të jesh shumë i pasur, por nuk mund t’i kesh dot të gjitha.
Ky është rasti i këtij 26-vjeçari, i cili fiton plot 120 mijë dollarë në muaj, por nuk gjen dot të dashur dhe këtë Shën Valentin ndjehet i vetmuar.
Matthew Lepre, nga Sidney në Australi, thotë se e ka të vështirë të gjejë një vajzë që ta dojë pa interes dhe që të mos e shohë atë vetëm për llogarinë bankare.
Tre vite më parë ai braktisi universitetin për të ndihmuar mamanë e tij dhe tashmë drejton një biznes për shitje elektronike online, punë e cila e mban larg femrave.
Tani që i ka vënë gjërat për vije, ai kërkon një vajzë në jetën e tij, për lidhje serioze.
26-vjeçari është kundër aplikacioneve për njohje online dhe thotë se miqtë e tij e kanë prezantuar me disa vajza, por nuk ka rastisur e duhura.
“Unë nuk dua një vajzë që po më takon për bilancin tim bankar.
Dua një lidhje afatgjatë dhe kuptimplotë”, thotë ai.
Discussion about this post