00:05 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Biznesmeni shqiptar akuzohet për mashtrim, INTERPOL e sjell nga Bullgaria në Tiranë

16:24 | 23/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Biznesmeni shqiptar akuzohet për mashtrim, INTERPOL e sjell nga Bullgaria në Tiranë

Një biznesmen shqiptar është arrestuar nga forcat e INTERPOLIT, pasi akuzohet për mashtrimin e një shume të konsiderueshme eurosh. Mësohet se biznesmeni shqiptar me iniciale S.R, resident në Danimarkë, është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, që më 22 nëntor të vitit të kaluar.

Arrestimi i 54-vjeçarit u bë i mundur nga Interpol Sofia i Bullgarisë, dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën është ekstraduar në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

“Interpol Tirana.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Sofia/Bullgari, drejt vendit tonë, i shtetasit:

S.R., 54 vjeç, lindur në Maqedoni.

Shtetasi S.R., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal nr. 3652, datë 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje faktesh:

Shtetasi S.R., resident në Danimarkë, pronar i një kompanie me seli në Slloveni, me objekt importimi dhe/ose shitblerjen e pajisjeve elektronike, kompjuterave, telefonave celulare, fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera në fushën e elektronikës (në bashkëpunim me kompani të ndryshme të huaja dhe vendase në zbatim të kontratës së nënshkruar me një kompani private në Shqipëri ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme Eurosh.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofia/Bullgari realizuan arrestimin provizor dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.” (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: arrestimshqiptari
Pas

Reagon aktivistja: Gërmimet pa kriter të Vangjush Betonit, shikoni ç’bëhet natën, zona A po shkatërrohet frikshëm (VIDEO)

Para

Kush është Lulëzimi, këshilltari i ri i Edi Ramës (FOTO)

Para
Kush është Lulëzimi, këshilltari i ri i Edi Ramës (FOTO)

Kush është Lulëzimi, këshilltari i ri i Edi Ramës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.