Një drejtor i një kompanie terrorizoi ish-gruan e tij me 650 thirrje telefonike të humbura në vetëm 12 ditë pasi ajo vendosi shtëpinë e tyre në shitje pa u këshilluar me të.
Syed Ali, 44 vjeç, ka telefonuar vazhdimisht, Riffat Riaz vonë natën pasi mësoi se shtëpia e tyre ndodhej në një uebsit për shitje ku ai edhe pa fotot e shtëpisë të ekspozuara.
Më tej është mësuar se Ali ka qenë edhe abuzues ndaj gruas së tij, biznesmenes Riaz, 43 vjeç, dhe gjithashtu e akuzoi atë që lejoi që dy nga tre fëmijët e tyre të largoheshin nga shkolla.
Ai fillimisht mori një paralajmërim por më pas u arrestua pasi edhe vazhdoi me shkeljet duke vazhduar me telefonatat bezdisëse.
Kërkimet zbuluan se ai e kishte telefonuar atë 513 herë brenda një periudhe tre ditore.