Tre punonjës të drejtorisë së hetimit tatimor të drejtorisë rajonale të Tiranës janë arrestuar në flagrancë për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të bërë nga vetë subjekti privat drejtpërdrejtë tek kryeministri Edi Rama.
“Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21.07.2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen A. M., duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë ( të rinj )/”, thuhet në njoftimin e policisë.
DETAJET E POLICISË
Kavajë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “TND”.
Arrestohen në flagrancë tre specialistë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”
Më datë 21.07.2017 gjatë orëve të mbrëmjes nga sterukturat e Policisë është finalizuar operacioni policor i koduar “TND”, i cili u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejtpërsëdrejti tek Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Z.Edi Rama.
Me marrjen djeni në lidhje me denoncimin u organizuar puna nga Drejtoria për Krimin e Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “TND”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. H, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë.
-E. P, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.
-A. D, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë.
Arrestimi i këtyre personave u bë, pasi, më datë 21.07.2017, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille Kavajë, me administratore shtetasen A. M., duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekë ( të rinj ) .
Vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 e 25 të Kodit Penal, për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.
Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregëtar, që gjendet në kushte shtërguese si pasojë e sjelljes abusive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurim dhe i siguron të gjithë për gadishmërinë për të reaguar në kohë reale e në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post