Presidenti Bjellorusi Aleksandër Lukashenko urdhëroi policinë e tij sot të ndërpresë protestat në kryeqytetin Minsk.
Urdhri i Lukashenkos erdhi ndërsa liderët e Bashkimit Evropian mbajtën një samit urgjent për krizën politike në Bjellorusi,partneri më besnik i Rusisë.
Udhëheqësit e BE pritet të miratojnë sanksionet ndaj zyrtarëve bjellorusë që akuzohen për deformim të rezultatit zgjedhor të mbajtur me 9 gusht, ku dyshohet që fituesi I zgjedhjeve ishte kandidatja opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya.
“Nuk duhet të ketë më asnjë çrregullim në Minsk të çfarëdo lloji, njerëzit janë të lodhur. Njerëzit kërkojnë paqe dhe qetësi. ” – tha Lukashenko.
Lukashenka ka nisur gjuetinë për ata që janë organizatorët e protestave duke urdhëruar policinë sekrete të bëjë të mundur identifikim dhe arrestimin e tyre.
BE ka reaguar duke kërkuar që Lukashenko të respektoi të drejtat dhe liritë demokratike të qytetarëve.
“Dhuna duhet të ndalet dhe duhet të fillojë një dialog paqësor dhe gjithëpërfshirës. Udhëheqja e Bjellorusisë duhet të pasqyrojë vullnetin e njerëzve, “shkroi Charles Michel, kryetari i samitit të BE-së