Një video me pamje të rënda ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen disa shqiptarë duke rrahur barbarisht një të huaj.
Siç shihet në video, tre shqiptarët godasin me shkop bejsbolli dhe shkelma një të ri, i cili mendohet se është i huaj.
Në video, dëgjohen edhe sharjet dhe ofendimet që shqiptarët i drejtojnë të huajit.
I riu qëndron i shtrirë dhe lëngon nga dhimbjet.
Personi që ka dërguar videon shprehet se video është regjistruar në qytetin e Lutonit, i cili ndodhet pak kilometra në veri të Londrës.
LEXO EDHE Betejë e kotë për pasaportat e shërbimit/ Shoqata e Gjyqtarëve humbet përballë Qeverisë
Sipas tij, shqiptarët e kanë rrahur të riun, pasi e kanë kapur duke u vjedhur “barin”.
Mesazhi i plotë:
“Prsh joq Shqipet. kjo video esht bo ne luton afer londres. Shqiptet duke i dhan dajak hajdutit qe thyn shpiat e barit. Ky qe po han dajak esht i huaj. Esht hajdut dhe Shqipet e kan kap duke vjedhur shpin e barit…”