Analisti Enton Abilekaj ironizon kryeministrin Edi Rama, njeherazi kreun e PS-së për vizionin e tij për qeverisjen, të përqëndruar tek gjobat si burim të ardhurash dhe jo taksat.
Sipas tij, nëse ndiqet ky vizion i Ramës, do të thotë që nëse qytetarët shmangin atë çka nuk duhet të bëjnë, atëherë do t’i bëjë një dëm të madh shtetit. Duke ironizuar kreun e Qeverisë, ai shprehet se duhen përplasur makinat, udhëtuar si të çmendur, pasi kjo është për të mirën e vendit.
Reagimi i Enton Abilekaj
Kryeministri ka nxjerre nje mesazh promocional ku shpjegon vizionin e tij per Qeverisjen, tregon rolin e gjobave ne qeverisjen e tij. Shpjegon per shqiptaret se shkollat, spitalet, rruget te gjitha investimet kapitale nuk financohen nga taksat por nga gjobat, nuk financohen nga te ardhurat tatimore, por nga te ardhurat jotatimore. Keshtu quhen gjobat ne ligjin e buxhetit te shtetit
Nese rastis qe qytetaret te respektojne ligjin dhe te mos marrin gjoba, sipas vizionit te Edi Rames, nuk do te kete investime ne shkolla dhe spitale. Nese qytetari do te vere rripin e sigurimit, do respektoje semaforin, nuk do tejkaloje shpejtesine, pra nuk do te rrezikoje as jeten e tij as jeten e te tjereve, sipas vizionit te Edi Rames, do t’i beje nje dem te madh vendit.
Per Edi Ramen, gjobat jane e ardhura kryesore ne buxhet, se me ato para behen investimet publike. Ndaj nese shihni grupe policesh rrugore qe ju ndalojne si kriminel, ju vene gjobe kot, nese gjeni se ju kane vene nje gjobe ne nje rruge ku nuk keni kaluar kurre, kuptoni qe kjo eshte per te miren e vendit.
Bjerini pemeve, perplasini makinat, udhetoni si te çmendur se vetem keshtu mund te kemi shkolla dhe spitale. Prisni! Qe te jeni te sigurte se gjobat tuaja, jo vetem do te shtohen, por edhe do te shkojne ne vendin e duhur, votoni me pare Edi Ramen.
(XH.A/SHUPLAKA)