Veprime rebelësh në mesin e të rinjve shqiptarë po ndodhin gjithnjë e më shumë, dhe madje nuk mungon as kurajo për t’i postuar në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë, një djalë dilte nga makina e tij në ecje dhe ngjitej në tavanin e makinës duke kërcyer duke rrezikuar kështu shkaktimin e një aksidenti.
Po ashtu disa vajza në zonën e Astirit penguan të gjithë trafikun duke ndaluar në mes të rrugës duke dalë e duke kërcyer.
Një tjetër video është publikuar nga JOQ ku një vajzë bjonde del nga tavani i xhamtë i automjetit dhe qëllon me armë.