Kanë kaluar shumë kohë por Bjordi Mezini ende mbahet mend si djali i çiltër i Big Brother-it.
Madje menjëherë na vjen në mendje lidhja e tij me gazetaren Adelajda Xhamani, dashuri e cila theu të gjitha tabutë.
Sot Bjordi ka qenë i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”.
I pyetur nga moderatorja nëse është në ndonjë lidhje, Mezini ka ngurruar të përgjigjet.
Mirëpo miku i tij, baritoni Gëzim Myshketa ndërhyri dhe konfirmoi se ish-banori i ‘BBA’ është në një marrëdhënie.
Arjola: Bjordi, thuhet që je në një lidhje…
Gëzim: Është, është, me një vajzë shumë të mirë.
Bjordi: Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë.
Vetëm pak kohë pas ndarjes së Bjordit nga Adela, u përfol se ish-banori iBig Brother kishte nisur një lidhje me një vajzë që quhet Jona Spahiu. Bukuroshja shpesh postonte foto dhe I shprehte dashurinë hapur Bjordit.
(F.M/Faxweb)