KQZ është një prej organeve që do të pësojë ndryshime nga dakordësimi i palëve politike. Hyrja në fuqi e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, do të përmbysë edhe administratën aktuale, por pavarësisht kësaj, deri në formatimin e ri të saj, anëtarët ekzistues do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë.
Bledar Skënderi, anëtar në KQZ thotë se nuk do ta braktisë misionin e tij deri në afatet e reja të zgjedhjes së komisionerit, pavarësisht se, siç thotë ai, KQZ aktuale u përball me situata shumë të vështira.
I ftuar në studion e lajmeve në Fax News, Skënderi theksoi përzgjedhja e anëtarëve të rinj KQZ-së, duhet të fillojë sa më parë, pasi partitë politike kanë shumë punë para.
“Brenda 60 ditëve do të mbarojnë të gjitha procedurat për zgjedhjen e trupës së KQZ-së. Duhet të bëhet një orë e më parë riformatimi dhe ndërtimi trupave të reja për shkak se është çështje imediate dhe ka shumë punë para. Sipas kodit të ri zgjedhor zgjedhjet do të zhvillohen në afatin kohor nga 15 prilli-15 maj. Ka shumë punë për të bërë. Në do të jemi të ndërgjegjshëm që Reforma Zgjedhore akoma nuk ka mbaruar ka mbaruar faza e parë dhe është faza e dytë implemetimi i asaj, se çfarë ka nisur për listat e hapura. Çdo gjë do të mbetet në limitet e fundit.”- tha Skënderi.
Sa i përket listave të hapura, Skënderi theksoi se këtu kemi të bëjmë me një ekuacion me shumë të panjohura, pasi sipas tij, palët politike nuk kanë dhënë detaje sesi do të funksionojë në praktikë implementimin i listave të hapura.
“Dua të theksoj se në kemi një ekuacion me shumë të panjohuar për hapjen e listave, pasi sesi do të funksionojë në praktikë kjo hapja e listave askush nuk e di. Nëse qytetarët do tu jepet mundësia që të zgjedhin më shumë se një deputet, do të krijojë vështirësi në procesin e numërimit. Akoma nuk dihet pasi politika nuk ka vendosur ende sesi do të implementohet. Koalicionet janë të lidhura, pasi qytetari më së pari do të zgjedhë koalicionin, pastaj subjektin zgjedhor dhe pastaj kandidatin. Do të bëhet një lloj votimi me tre faza dhe për numërimin do të ishte më e vështirë.”- tha Skënderi.
Duke folur për ndryshimet kushtetuese, anëtari i KQZ-së, tha se presidenti nuk ka të drejtë që ti kthejë, ndërkohë që shtoi se klasa politike do të kalojë një shtator të vrullshëm për
“Unë besoj se presidenti nuk ka të drejtë që ti kthejë ndryshimet kushtetuese, pasi sheh në thelb ligj e dekreton, nëse janë në përputhje me kushtetutën, por në rastin konkret nuk ka çfarë të shohë. Mund të japë pëlqimin ose ta kalojë në heshtje, por nuk ka të drejtë të kthejë ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese nuk kanë prekur ndonjë gjë në thelb, është parashikuar se mund të implementohet votimi me lista të hapura, por pa parashikime specifike. Klasa politika do të kalojë një shtator të vrullshëm dhe të ethshëm, për të dakordësuar ndryshimet të cilat pritet të prekin pjesën e dytë të kodit zgjedhor.”- tha Skënderi.