09:12 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bledi Çuçi në konferencë të jashtëzakonshme: Saimir Hoxha do shpallet Dëshmor i Atdheut

20:06 | 28/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bledi Çuçi në konferencë të jashtëzakonshme: Saimir Hoxha do shpallet Dëshmor i Atdheut

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme ku ka njoftuar se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të policit të vrarë në krye të detyrës, Saimir Hoxha.

Ministri thotë se do t’i ofrohet ndihma e nevojshme familjarëve të policit të ndjerë që ra ditën e sotme në krye të detyrës, gjatë një operacioni në Lezhë, ku i riu Aldi Rama e qëlloi për vdekje me plumb në zemër.

Ministri po ashtu premtoi se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë.

“Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.” tha Çuçi ndër të tjera.

21 vjeçari Aldi Hoxha qëlloi veten e tij teksa i fshihej policisë për orë të tëra dhe refuzonte të dorëzohej. Gjendja e të riut paraqitet mjaft e rëndë. Ai fillimisht u dërgua në spitalin e Lezhës dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës. Dyshohet se policia po kryente një aksion anti-kanabis në Lezhë ku janë asgjesuar mëngjesin e sotëm mbi 100 rrënjë kanabis. Tre police, mes tyre Saimir Hoxha i janë afruar një makine të dyshimtë, teksa mjeti i tyre nuk kishte fenelina. Hoxha ka shkuar pranë makinës ku është qëlluar pa paralajmërim nga Rama.

Deklarata e plote:

Mirëmbrëma,

Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë. Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik.

Përfitoj nga kjo dalje publike, t’u shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij. Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.

Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetjen time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdolloji qoftë ai.

Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë.

Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojnë në luftën kundër paligjshmërisë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit.

Faleminderit.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

“Krimi vret po nuk na dobëson”, Ministri i Drejtësisë reagon për ekzekutimin e oficerit të policisë në krye të detyrës

Para

Policia publikon videon: Ky është aksioni i forcave speciale me helikopterë dhe snajper për kapjen e Aldi Ramës

Para
Policia publikon videon: Ky është aksioni i forcave speciale me helikopterë dhe snajper për kapjen e Aldi Ramës

Policia publikon videon: Ky është aksioni i forcave speciale me helikopterë dhe snajper për kapjen e Aldi Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.