Bledi Çuçi ishte një nga katër ministrat e shkarkuar nga Rama me qëllim që të merrej me fushatën elektorale të PS-së në Gjirokastër.
Dhe siç duket e ka marrë mjaft seriozisht. Ish-ministri i Pushtetit Vendor nga Gjirokastra ka prezantuar projektin më të ri të Rilindjes Urabne.
‘’Fillon puna për një nga projektet më të rëndësishëm të fazës së parë të rilindjes së Gjirokastrës. Mbi 150 fasada të lagjes “18 Shtatori” do rehabilitohen dhe bazohen mbi me një koncept në menyrë që të evidentohet e gjithë pjesa historike e mrekullueshme dhe unike e Gjirokastrës së vjetër’’, shkruan Çuçi.
Vendin e tij në krye të Ministrisë së Pushtetit vendor e mori deputeti i qarkut të Beratit Eduart Shalsi. (E.K/SHUPLAKA)