Bledi Çuçi ka thyer heshtjen zgjedhore të ditës së sotme. Vetëm 40 minuta më parë ai ka bërë një postim duke iu kërkuar qytetarëve të votojnë numrin 2 në 25 qershor.
“Të dashur miq, Fazës së parë të rrugëtimit tonë të mrekullueshëm po i afron fundi, për të hapur më pas një kapitull të mrekullueshëm për qarkun e Gjirokastrës. Ndaj ditën e nesërme, të gjithë së bashku të vërshojmë drejt kutive të votimit për të votuar numrin 2 për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë që Duan”, shkruan Çuçi.
Kjo është një shkelje ligji e cilan dënohet me gjobë. “Subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore, sipas nenit 77 të këtij Kodi, gjobitet nga KZQ-ja me 500 000 lekë”, thuhet në Kodin Zgjedhor. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post