06:21 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bledi Kasmi flet nga spitali: Më vizitoi Ardi Veliu, më tha që shkopi i gomës nuk të çan

19:51 | 26/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bledi Kasmi flet nga spitali: Më vizitoi Ardi Veliu, më tha që shkopi i gomës nuk të çan

Bledi Kasmi, kryeredaktori i RD, që mbeti plagosur sot në protestë, ka folur për emisionin “Kjo Javë”, duke treguar të gjithë ngjarjen që ka ndodhur sot.

Kasmi tha se  po mundohet që të manipulohen provat, por shtoi se kjo ngjarje do të ndiqet penalisht sipas ligjeve për ti shkuar deri në fund të protestës. Kasmi ka treguar se mjeku i ka bërë 10 qepje  në kokë.

Pjese nga intervista

Si u gjendet në protestë, si gazetarë apo protestues?

Kam qenë si gazetarë, si kryeredaktor duke bërë foto dhe po postoja. Në momentin që ndodhi një incident i vogël, filluan të shtunë me forcë të madhe. Unë doja të mbrohesha dhe të bëja ndonjë foto. Aty u hap një portë hekuri dhe aty më qëlluan me shkop gome.

Sa policë të qëlluan?

Nga dy policë, i pari më qëlloi dhe nuk mora plagë, pasi u mbrojta. Ndërsa më pas në pabesi më qëlloi tre herë dhe mora çarjen në kokë.

Ju në paje dukeni se po shtyni?

Ishte një moment që unë po mbrohesha, se aty nisin të më shtynin.

Me kë ishte në protestë?

Isha me disa gazetarë, dy apo tre.

E prisnit këtë protestë?

Nuk e mendoja, e dija që do ishte paqësore. Ato momente ka pasur shtyrje, por janë normale.

Kush ju dha ndihmën e parë?

Albana Vokshi dhe Gent Strazimi.

Patët komunikim me efektivë policie?

Absolutisht asnjë lloj komunikimi, nuk hapnin as rrugën për të marrë ndihmën e parë.

A do bëni denoncim?

Do ndjek hapat ligjorë

Ju vizitoi dhe drejtori Ardi Veliu?

Erdhi vërtetë, më uroi shpëtim të shpejtë dhe nis të manipulonte situatën. Tha që shkopi i gomës, nuk të çan. Pasi sipas tij është matërial që nuk krijon çarje, por doktori i vërtetoi të kundërtën.

Çfarë prisni për policinë?

Duhej një falje publike, kjo është e para. Por duke pasur parasysh deklaratën e policinë dhe të shkuarën e ministri si hetues diktature. Ata do të manipulojnë provat dhe faktet. Kjo po ndodh me çdo ngjarje, pasi manipulohen provat.

Ju keni qenë lajm, jeni ndër të vetmit që u lënduat, pse ndodhi tek ju?

Kur u qëlluan me shkop gome, dhe unë u gjenda aty. Në ato moment ishin dhe të gjithë gazetarët. Imagjinoni kjo gjë i ndodh gazetarëve, imagjinoni çfarë mund ti ndodhë një njeri të thjeshtë./Panorama

Etiketa: bledi kasmi
Pas

Duka i përgjigjet Ramës: Debat shterpë dhe i stisur

Para

Zgjidhni vajzën që mendoni se është më e suksesshme dhe zbuloni diçka të fshehtë për karakterin tuaj

Para
Zgjidhni vajzën që mendoni se është më e suksesshme dhe zbuloni diçka të fshehtë për karakterin tuaj

Zgjidhni vajzën që mendoni se është më e suksesshme dhe zbuloni diçka të fshehtë për karakterin tuaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.