Drejtori i informacionin në “Fax News”, Bledian Koka i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë”, ka treguar se cili është lajmin më ironik të ditës. Sipas tij është mbështetja e Arben Ndokës për shtetin ligjor.
“E di kush është lajmi më ironik i ditës së sotme me tollovis që është bërë më task forcen? Që Arben Ndoka ka përshëndetur deklaratën e ambasadorit Lu dhe ka deklaruar që keni mbështetjen time për të vënë shtetin ligjor. Që nga këtu e shikoni që po merr terma qesharak”, ka thënë Koka.
Ndër të tjera ai ka shtuar se “çfarë aktiviteti do të ketë task forca e kanë prezantuar sot dhe parashikon zgjidhjen e enigmës të lidhjes së politikanit….Kemi këtu një person biznesmen politikan që garon për t’u zgjedhur dhe ky ka lidhje me një person që ka lidhje kriminale dhe ky ka një biznesmen. Biznesmeni zgjidhet por kjo lidhje nuk shkëputet me grupin kriminal. Skema është e rëndësishme për të kuptuar qëllimin reale të task forcës. Kjo nuk është një task forcë që synon të godasë vetëm krimin e organizuar. Më shumë se sa organizatat kriminale, kjo task forcë nëse do të zbatohet me të vërtetë, do të godasë edhe politikanët”, ka thënë ai.
(S.SH/Faxweb)