18:31 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bledian Koka për Gaz Pajën: Marioneta self-oset me mjeranët e detyruar për të firmosur peticione

20:57 | 27/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bledian Koka për Gaz Pajën: Marioneta self-oset me mjeranët e detyruar për të firmosur peticione

Gazetari i njohur Bledian Koka shprehet jo vetëm kundër firmosjes së peticioneve për të shpëtuar Vettingun, por edhe i cilëson ata që e bëjnë një gjë të tillë si marioneta të qeverisë.

Në një shkrim të publikuar në “Facebook”, Koka tregon se miku i tij aktor Julian Deda, i cili ka marrë pjesë jo vetëm në protestën e Zharrëzës por edhe në atë të Partisë Demokratike, nuk mund të quhet marionetë sepse ai proteston për votën e lirë. Ndërkohë aktorë të tjerë si Gaz Paja, të cilin nuk e përmend si emër por ama publikon fotografinë e tij, janë një marionetë e qeverisë sepse firmosin peticione për qeverinë.

POSTIMI

“Gazi i botes…
Fija mes aktorit dhe marionetes eshte kaq e holle sa kalimi nga njeri krahe ne tjetrin eshte shpesh here i pashmangshem, i pavetedijshem, i perbotshem. Shpesh here ne bisedat qe kam me mikun tim Jul Deda ai me pyet per menyren sesi ai e shperndan veprimtarine e vet mes artit dhe politikes me merakun konstant se mos afilacioni qe ai ka me politiken e ben te duket ndonjehere tradhetar i publikut te vet te panumert qe kur behet fjala per te, nuk njeh parti. Nje aktor ashtu si edhe nje gazetar, nuk mund te jete kurre marionete i them, per aq kohe sa eshte ne opozite me pushtetin, jo si bindje partiake por si vetedije qytetare.

Dhe per aq kohe sa aktori do te vazhdoje te jete aktor, edhe gazetari do vijoje te jete absolutisht i tille. Juli dhe une (gazetari) jetojme te lumtur dhe zemerthyer ne opozite me pushtetin, dhe kjo nuk e ben aspak Julin aktor-marionete, dhe mua me aq sa mundem, jo e jo gazetar oborri. Banoret e Zharrezit e ftuan pak dite me pare Julin te ishte pjese e marshimit te tyre epik dhe ai pranoi e shkoi me kenaqesine me te madhe qe ne pike te mengjesit, ndersa nje nate me pare kishte ndenjur gati gjithe naten ne cadren e protestes per voten e lire.

Sepse ndersa Juli aktori proteston per voten e lire, marionetat firmosnin peticione kunder saj. Ata kishin nevoje qe kauzes se tyre ti bashkohej nje aktor dhe jo nje marionete. Ata kishin nevoje qe hallin e tyre ta ndanin nje cope here me nje aktor dhe jo nje marionete. Edhe ne hallin e tyre me te madh, ata dine ta dallojne nje aktor, nga nje marionete. Sepse ndersa Juli fotografohet me vullnetaret e votes se lire, marioneta self-oset me mjeranet e detyruar me buken e gojes per te firmosur peticione te qelbura. Dhe sa here Juli me pyet, se çfare do ta prishte miqesine tone, une i jap vetem nje pergjigje…
p.s…Diten qe do behes gazi i botes, do te jete dita qe nuk do te jesh me miku im, dhe jo vetem” (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: bledian kokagaz paja
Pas

“U filmua duke marrë ryshfet, ish-drejtoresha pagoi 10 mijë euro për të mos u publikuar video-skandali”

Para

Britania mbyll kufinjtë në mes të marsit, jo më emigrantë nga BE-ja

Para
Britania mbyll kufinjtë në mes të marsit, jo më emigrantë nga BE-ja

Britania mbyll kufinjtë në mes të marsit, jo më emigrantë nga BE-ja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vetëdorëhiqet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Prof. Dr. Alma Cani, ja kush do ta zëvendësojë

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

“Mos jepni viza”, Trump revokon intervistat për studentët e huaj të Harvardit

“Shqipëria po plaket”, eksperti: Nevojiten më shumë mjekë për të moshuarit

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

AKU: Rezultatet paraprake të analizave për produktet ushqimore në kopshtin Nr. 1 në Gramsh dhe subjektin furnizues në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.