Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Gjykatës së Korçës dhe masave të marra ndaj tij, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe njerëz të afërt të tij për një inskenim politik.
Në një deklaratë për mediat, Nallbati u shpreh se gjithë çështja është e montuar politikisht, me qëllim devijimin e vëmendjes publike nga përgjegjësitë qeveritare të Ramës në këto 12 vite.
“Padiskutim e gjitha kjo u inskenua që Edi Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12-vjeçare dhe të merrej me një tallava të tillë, siç është marrë gjithmonë,” deklaroi ai.
Deputeti shigjetoi edhe organet e drejtësisë për atë që e quajti “bashkëpunim në një maskaradë politike”.
“Mua më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike dhe inskenimi politik. Kuptohet pse. Dëgjuat dje kryeministrin në Devoll. Erdhi, foli një orë e gjysmë dhe nuk tha asgjë për Devollin. U mor vetëm me këtë rast,” shtoi ai.
Nallbati akuzoi edhe drejtues të Policisë së Shtetit, duke përmendur me emër ish-ministrin Niko Peleshi dhe duke e quajtur “eunuk të paburrë që zbaton urdhra të verbër”.
“Kjo çështje sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë një punonjës policie, që ka firmosur aktakuzën me urdhër. E ftoj të shkojë vetë në SPAK dhe të tregojë të vërtetën,” deklaroi Nallbati.
Por akuzat më të rënda i ruajti për kryeministrin:
“Edi Rama, këtij skërfyelli 2 metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika, i them se nuk më tremb dot me këto inskenime. Pas 11 majit, ti mund të shërbesh vetëm për të trembur sorrat në ara, por as atë nuk do kesh mundësi ta bësh, sepse do jesh në burg,” tha deputeti demokrat.
Në fund të deklaratës, ai iu përgjigj ironive të Ramës për vëllain e tij, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes dy familjeve.
“Vëllai im është kapedan, pret e përcjell njerëzit dhe i ndihmon. Ndërsa vëllai yt është i akuzuar ndërkombëtarisht si krye-mafioz e krye-narkotrafikant. Unë dhe vëllai im nuk jemi si ti – burracak dhe frikacak. Pas 11 majit do ta marrësh përgjigjen nga ne dhe nga qytetarët e Devollit,” përfundoi ai.
Reagimi i deputetit Bledion Nallbati pas vendimit të Gjykatës së Korçës:
Pra sikundër e dëgjuar nga avokati, prokurorja, ish-vartësja e Niko Peleshit, personit i cili u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron dhe shkon në gjykatë e thotë, që unë nuk i kam marrë ende pamjet, nuk e di ca ka ndodhur, por unë them të caktohet një masë sigurie.
Vlerësova si të drejtë arrestimin në flagrancë për vepra që nuk qëndrojnë dhe kërkoj që të caktohet një masë sigurie ndaj një personi, pavarësisht nëse ende vetë nuk e administroj këto akte.
Mua më vjen keq, që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike dhe inskenimi politik. Sigurisht kuptohet pse. Ju e dëgjuat dje kryeministrin Rama në Devoll, erdhi tu kërkojë votën devollinjve, foli 1 orë e ca dhe nuk përmendi absolutisht as edhe një gjë, se çfarë ka bërë për Devollin dhe devollinjtë. Nuk tha asgjë se çfarë do të bëjë nesër për Devollin, por u mor vetëm me këtë rast.
Padiskutim e gjitha kjo u inskenua që Edi Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12 vjeçare, dhe të merrej me një tallava të tillë siç u mor gjithmonë.
Unë e pyes prokuroren dhe gjyqtaren, a ma justifikojnë dot, se pse me urdhër të drejtorit të policisë, dhe këtë e ka pranuar prokurorja në sallën e gjyqit, drejtori i policisë të delegohej që kjo çështje të ndiqej nga punonjësit e policisë në Korçë dhe jo në Devoll.
Që këtu duket se është marrë personalisht dhe është e inskenuar.
Drejtori i policisë, Niko Peleshi, janë eunuk të paburrë, të cilët marrin dhe zbatojnë urdhëra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama.
Unë nuk e kam sot me ata, atyre do ua jap përgjigjet ligjërisht siç u takon.
Kjo çështje sapo ka filluar.
Kanë marrë në qafë një punonjës policie, i cili ka firmosur shkresat mbi këtë aktakuzë, me urdhër dhe ata e dinë mirë. E ftoj atë djalë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj unë, edhe pse do e çoj në SPAK dhe të tregojë se, pse e ka bërë një gjë që nuk i takon.
Sot dua ti them Edi Ramës, këtij skërfyelli 2 metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika, se nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. Unë e di që ti je djali i Kristaqit dhe je nip i Spiros, që jo vetëm kanë burgosur njerëz, por kanë marrë vendime për të varur njerëz në litar.
Unë po të them vetëm një gjë, që pas datës 11 maj ti mund të shërbesh vetëm një gjë, për të trembur sorrat nëpër ara, se je fiks për atë punë, por as këtë nuk ke mundësi ta bësh, sepse do jesh në burg Edi Rama, për gjithçka që ke bërë, për çdo vjedhje dhe harbutëri që ke bërë këto 12 vite në Shqipëri dhe do ta marrësh përgjigjen nga shqiptarët.
Unë dhe vëllai im, as nuk jemi trembur as do trembemi asnjëherë. Erdhe në Devoll dhe the, që vëllai i Bledion Nallbatit, një njeri gjysëm metra i gjatë është kapo. Jo ai as nuk është gjysëm metra i gjatë, as nuk është kapo.
Ta thashë dje, po ta them dhe sot, është kapedan. Sepse pret dhe përcjell këdo, devolli dhe qytetar dhe i ndihmon me çfarë mundet.
Ndërkohë vëllai yt, dymetrosh dihet botërisht i akuzuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si kryemafiozi, krye narkotrafikanti i kokainës në Shqipëri.
E po vëllai im dhe vëllai jot, kanë një dallim shumë të madh, ashtu si unë dhe ti ndryshojmë shumë.
Ti je një burracak dhe frikacak.
Unë dhe vëllai im nuk jemi si ti, do ta marrësh përgjigjen nga unë dhe vëllai im, dhe nga qytetarët e Devollit, pas datës 11 maj.