Flaka Krelani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për bashkëpunimin e saj të fundit me reperin amerikan Young Noble, si edhe zbuloi disa fakte që nuk i dinim për të.
Këngëtarja tha se ka blerë në Gjermani edhe rroba të përdorura me vlerë 50 euro, ndërsa ka shtuar sikur edhe dy euro të kushtonin rrubat e saj mjafton të ndjehet mirë.
“Ka ndodhur që kam blerë xhupa të përdorur (të dorës së dytë). Në Gjermani kur kam qenë për herën e fundit, e di që do bëhet lajm, kam parë rroba në një godinë tre katëshe, dhe ishin të përdorura, kushtonin tek diçka e tillë 50 euro. Unë nuk e kam pasur asnjëherëproblem firmën. mendoj se nuk e bën firma këngëtaren, këngëtarja e bën vetë firmën. Aq më mirë me u duk më mirë për të gjithë, por unë nuk e kam pas problem edhe nëse kushtojnë 2 euro, a bëjnë mjafton të duken mirë dhe ashtu siç unë dua të dukem”, tha Flaka.
(F.GJ/FAXWEB.AL)