Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se kush janë figurat e njohura me të cilët nuk ka më komunikim. Fevziu ka treguar se se mes tij dhe ish-Kryeministrit Berisha jo vetëm nuk ka më miqësi, por as komunikim.
Në një intervistë për Revistën “Who”, Fevziu nuk e mohon se nuk i vjen mirë kur kujton se ka humbur miqësinë dhe marrëdhënien me shumë figura të politikës, mes të cilëve edhe Berisha. Por përveç Berishës ai thekson se edhe me Lubonjën nuk ka më komunikim si më parë. Këto dy figura të njohura nuk kanë qenë pjesë e “Opinon” vitet e fundit.
“Padyshim që do të jenë. Kanë konfirmuar të dy intervista me këtë rast dhe në transmetimin tonë do jenë. Padyshim që më vjen keq për të dy, por ka qenë vendimi tyre. Kur vendimin e dikujt nuk mund ta ndikosh dhe ndryshosh, duhet ta respektosh. Kjo po ndodh edhe në raportin tim me ta”, është shprehur Fevziu për Berishën dhe Lubonjën.
PJESË NGA INTERVISTA:
A keni humbur miq për shkak të “Opinion”?
Po, në shumë raste!
Kush janë këta shumë?
Kur them shumë ka mjaft emra. Ka njerëz me të cilët distancohesh dhe nuk ke më frekuetimin e parë. Ka të tjerë me të cilët nuk komunikon më. Si rasti i Berishës.
Berisha dhe Lubonja, do të jenë pjesë e 20-vjetorit? Të vjen keq që ata kanë vendosur t’i thonë JO studios tënde?
Padyshim që do të jenë. Kanë konfirmuar të dy intervista me këtë rast dhe në transmetimin tonë do jenë. Padyshim që më vjen keq për të dy, por ka qenë vendimi tyre. Kur vendimin e dikujt nuk mund ta ndikosh dhe ndryshosh, duhet ta respektosh. Kjo po ndodh edhe në raportin tim me ta. (J.V/Shuplaka)