Blendi Fevizu pas intervistës së mbrëmshme me kryeministrin Rama duket se ka zgjedhur ditën e sotme që të lërë vendin. Në disa foto që ai ka postuar në “Instastory” ai duket të jetë në Rinas gati për fluturim.
Nuk dihet nëse moderator në këtë mënyrë ka zgjedhur të bojkotojë dhe zgjedhjet e së dielës apo ai do të kthehet sërish të dielën për të thënë mendimin e tij në fletën e votimit.
Në fakt ditën e sotme Blendi e ka pushim sa kohë që në “Klan” shfaqet Arjan Çani. Sot në “Zonë e Lirë” do të jenë të ftuar njëri pas tjetrit Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Ben Blushi.
(E.K/SHUPLAKA)