Pas pandemsië së COVID-19 sektori i turizmit ka pësuar një goditje shumë të rëndë, dhe vazhdimisht është bërë thirrje që këtë vit të frekuentohet turizmi i brendshëm.
Reklamën për turizmin e brendshëm dhe për të vizituar vendet e bukura shqiptare, kanë filluar që t’a bëjnë edhe personazhe të njohura publike.
Gazetari Blendi Fevziu, i njohur për pasionet e tij për udhëtimet ka vizituar së fundmi perlën e veriut Valbonën dhe Thethin.
Në një puntatë të emisionit të tij vitin e shkuar, ai pati premtuar se përgjatë 2020 do ta vizitojë patjetër. Sot ai u zgjua mes natyrës së mrekullueshme mes malesh e gjelbërimit në Valbonë.