17:17 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Blendi Fevziu:Tani është radha e LSI-së, a do ta mbajë Meta premtimin për qeveri teknike?

18:22 | 18/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i Blendi Fevziut: Serbia do provokojë sërish në Kosovë

Gazetari i njohur dhe analisti Blendi Fevziu në një shkrim në portalin “Opinion.al”, komenton protestën e sotme të opozitës. Sipas tij vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t’ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme.

“Argumentimi politik i PD nuk është i ri. Sipas saj, në kushtet kur reforma zgjedhore nuk ka mundësi të bëhet me sugjerimet e opozitës; në kushtet e një fuqizimi të krimit dhe botës së kanabisit; në kushtet e një parlamenti të mbushur me njerëz të lidhur me krimin, PD i sheh zgjedhjet me këtë qeveri të pamundura. Ajo mendon se e vetmja mënyrë për të kompensuar reformën e munguar zgjedhore është një qeveri teknike, garante për të gjithë. Natyrisht, vendimi i PD nuk është i lehtë dhe në kalkulimin politik nuk mund të krahasohet me atë të PS në Prill 2010 kur ajo hyri në grevë urie. PS në atë kohë ishte në vitin e parë pas zgjedhjeve, ndërsa PD është vetëm 4 muaj prej tyre. Vendimi i Bashës për të radikalizuar situatën, për t’ju drejtuar protestës dhe për ta gjetur zgjidhjen përmes saj, ka një pikë të panegociueshme. PD nuk mund të dështojë sepse dështimi 4 muaj përpara zgjedhjeve është i parikuperueshëm dhe do të jetë fatal për të. Duke qenë fatal për PD, ai mund të bëhet shumë kollaj fatal edhe për zgjedhjet e lira dhe ballancën e nevojshme politike në vend”, shkruan Fevziu.

Po kështu Fevziu shprehet se kërkesa e Bashës për qeveri teknike është edhe një ftesë në distancë për LSI.

“Në këtë kontekst Basha ka vënë një bast të vështirë, por edhe me një rrugë të vetme, atë të ecjes përpara. Ai nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të japë protestës përmasa masive që të arrijë objektivin e saj. Por vendimi i PD për të qëndruar në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike, shërben edhe si një ftesë në distancë për LSI. Tani është rradha e Ilir Metës. 7 muaj më parë ai u shpreh se ishte gati të mbështeste një qeveri teknike për t’i dhënë besueshmëri zgjedhjeve. Tani që PD e ka kthyer këtë në kushtin kryesor të 18 Qershorit, Meta duhet të prononcohet nëse i qëndron premtimit të tij apo e hedh poshtë atë. Pra nëse është dakort me kushtin e PD, apo do të vijojë të qëndrojë në qeverisje duke e konsideruar si një kusht radikal. Me procesin e dekriminalizimit numrat me gjasë janë trazuar sërish në parlament dhe qëndrimi i Metës mund të rezultojë këtë herë deçiziv. Nuk dihet nëse LSI do reagojë dhe nuk dihet se sa Basha do ta ndezë zjarrin e protestës në vend. Por një gjë nuk duhet ta harrojmë. Pavarësisht suksesit apo jo të PD, protesta në vetvete është dinjitet. Sa më shumë të protestojnë shqiptarët aq më e mirë bëhet kjo shoqëri; aq më të kujdesshëm bëhen ata që qeverisin; aq më shumë e ndjejnë përgjegjësinë përpara publikut. Popujt dinjitozë dinë të protestojnë; popujt e nështruar duartrokasin. Midis të dyjave personalisht në çdo rrethanë do kisha zgjedhur të parën”, shkruan gazetari Blendi Fevziu. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: analizeblendi Fevziuprotesta
Pas

Publikohet video e sherrit të Gazmend Pajës me gazetaren e kulturës, çfarë i thanë njëri-tjetrit

Para

Aurela Basha në protestë përkrah të shoqit, nuk mungojnë as bisedat mes tyre (FOTOT)

Para
Aurela Basha në protestë përkrah të shoqit, nuk mungojnë as bisedat mes tyre (FOTOT)

Aurela Basha në protestë përkrah të shoqit, nuk mungojnë as bisedat mes tyre (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.